e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Ligji antiduhan, nis fushata Task Force ne te gjithe Shqiperine

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ligji antiduhan, nis fushata Task Force ne te gjithe Shqiperine
Siç u paralajmëruar, ka nisur sot aksioni në të gjithë vendin për zbatimin e ligjit anti-duhan në mjediset publike. Drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero u shpreh sot përpara mediave, se ekziston vendosmëria që këtë ligj ta zbatojnë, ndryshe nga herët e tjera, që fushatat kanë qenë të pjeshme dhe të dështuara, qysh pas daljes së ligjit në vitin 2007. Këtë herë Task Force kundër duhanit është shtrirë me kontrolle “në të gjitha qarqet e vendit, ndërkohë që në Tiranë janë angazhuar 52 inspektorë sanitarë në kuadër të saj”.

Sipas tij, nga kontrollet e realizuar deri në mesditën e sotme, nga 30 subjekte, çuditërisht vetëm një rast është gjetur duke mos e zbatuar ligjin, ndaj të cilit është vendosur gjobë, edhe pse në çdo bar të Tiranës thuajse pihet duhan.

Gjithashtu, Pëllumb Pipero u shpreh se qëllimi kryesor nuk është gjoba, por zbatimi i ligjit, ndërsa kërkoi bashkëpunimin edhe të bizneseve private për ambiente pa duhan.