Ligjet, maxhoranca voton pro Llalles
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Komisioni i Ligjeve miratoi me votat e maxhorancës kandidaturën e Adriatik Llallës për prokuror të Përgjithshëm. Deputetët e Partisë Socialiste, ashtu si edhe një ditë më parë, paralajmëruan votën e tyre abstenuese për shkak të procesit antikushtetues të iniciuar nga Presidenti Bujar Nishani. Dekreti i kreut të shtetit do të votohet sot në Parlament, në përfundim të seancës maratonë që do të zhvillohet për miratimin e buxhetit në parim.
Kryeprokurori
Në fillim të seancës dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, kandidati për kryeprokuror, Adriatik Llalla, parashtroi disa nga pikat e programit të tij të punës gjatë drejtimit të organit të akuzës për pesë vitet e ardhshme. Pika e parë në të cilën ai u ndal është lufta ndaj fenomeneve antiligjore brenda vetë institucionit që ai do të drejtojë. Ai tha se i di rastet kur prokurorët bëhen palë me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
“Për një kohë të gjatë kam qenë pjesë e trupës së prokurorëve dhe jam në dijeni të rasteve dhe situatave kur disa prokurorë në vend që të punojnë për të luftuar krimin e korrupsionin bëhen palë me të duke luajtur më shumë rolin e avokatit, sesa të prokurorit. Por ju garantoj se këta janë pak, madje shumë pak dhe të njohur nga trupa e prokurorëve dhe e qytetarëve, edhe pse është krijuar perceptimi sikur kjo kategori përbën shumicën”, u shpreh Llalla. Një tjetër drejtim i punës së tij në krye të Prokurorisë do të jetë integriteti i institucionit. “Transparenca nuk duhet të ngatërrohet me rrjedhjen e informacionit. Ky fenomen, që më shumë se çdo gjë tjetër dëmton punën e institucioneve dhe besimin e publikut te institucionet dhe luftën ndaj krimit e korrupsionit. Fenomen ky që jo vetëm nuk do të lejohet, por do të goditet me forcën e ligjit”, u shpreh më tej kreu aktual i ILDKP-së.
PD-PS
Në përfundim të fjalës së Llallës, deputeti i PD-së, Dashnor Sula, lexoi relacionin e Komisionit. “Eksperienca profesionale e zotit Llalla është e spikatur në organin e Prokurorisë dhe në ILDKP. Duke qenë se kandidatura e z. Llalla, dekretuar nga Presidenti, është një kandidaturë që garanton besueshmëri dhe jep garanci për publikun e gjerë për drejtimin e një organi akuze të pavarur, profesionale dhe të pakorruptuar, bazuar në dispozitat e Rregullores së Kuvendit, në cilësinë e relatorit, i propozoj Komisionit miratimin e kësaj kandidature dhe dërgimin në seancë plenare për t’iu nënshtruar votimit për dhënien e pëlqimit”, tha Sula. Ndërsa deputeti i PS-së, Sajmir Tahiri, në emër të opozitës deklaroi votën abstenim, pasi sipas tij, procesi është antikushtetues. “Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste lidhur me këtë çështje ka mbajtur një qëndrim që unë po e përsëris këtu. Ne e konsiderojmë dekretin e Presidentit antikushtetues. Kjo dhe pa pasur objeksione për kandidaturën e zotit Llalla. Dekreti i Presidentit është antikushtetues, se nuk duhet të vinte në këtë kohë, por në kohën kur i takon. Ne abstenojmë nga ky votim”, tha Tahiri. Në fund, me votat e PD-së pro dhe 5 votat e PS-së abstenim, dekreti i kaloi seancës parlamentare për t’u miratuar. Në mbledhjen e djeshme ra në sy mungesa e një numri të madh deputetësh, mes të cilëve edhe deputetët e PD-së Hoxha e Gumi.
Votat edhe nga e majta
Në seancën e sotme parlamentare votimi do të jetë i fshehtë, por disa prej deputetëve kanë shprehur paraprakisht votën e tyre. Partia Socialiste ka deklaruar se do të abstenojë, por deputeti i saj, Tom Doshi, ka deklaruar votën pro. Të njëjtën gjë do të bëjë edhe Dritan Prifti, ndërkohë që pritet të shikohet qëndrimi i LSI-së, e cila nuk është shprehur publikisht për dekretin e Presidentit Bujar Nishani.
Programi i Llallës
• Për të pasur sukses në këtë sfidë prioritare është lufta ndaj fenomeneve antiligjore brenda institucionit të akuzës. Ky do të jetë një hap i parë dhe më i rëndësishëm që do të jap për forcimin e besimit të publikut në lidhje me aktivitetin e Prokurorisë.
• Jam në dijeni të rasteve dhe situatave kur disa prokurorë, në vend që të punojnë për të luftuar krimin e korrupsionin, bëhen palë me të duke luajtur më shumë rolin e avokatit, sesa të prokurorit.
• Prokurorët e përkushtuar kanë nevojë për mbështetje dhe motivim, dhe kjo është ajo që unë do të bëj, të mbështes prokurorët e ndershëm që pa kompromis përballen me krimin.
• Ne nuk duhet të presim që këtë pavarësi të na e japin ata ndaj të cilëve ne duhet të jemi të pavarur. Këtë pavarësi na e jep vetëm puna jonë.
• Integriteti është arma kryesore në luftën ndaj çdo varësie, ajo që unë me shumë përulësi do t’i ofroj këtij funksioni në shërbim të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë, është përvoja ime, është integriteti im dhe premtimi për të mos bërë pakt me asnjë fenomen të cilin prokurori duhet ta luftojë.
• Bashkëpunimi dhe transparenca janë gjithashtu dy mekanizma të fuqishëm për të luftuar krimin dhe korrupsionin, bashkëpunimi fillon me qytetarët dhe median dhe, natyrisht, shtrihet tek organet e zbatimit të ligjit.
• Transparenca nuk duhet të ngatërrohet me rrjedhjen e informacionit. Ky fenomen, që më shumë se ç’do gjë tjetër dëmton punën e institucioneve dhe besimin e publikut tek institucionet dhe luftës ndaj krimit e korrupsionit. Fenomen ky që jo vetëm nuk do të lejohet, por do të goditet me forcën e ligjit.
• Jo më pak i rëndësishëm është fitimi i besimit që vetë prokurorët duhet të kenë në organin e Prokurorisë aty ku ata ushtrojnë detyrën e tyre. Ata duhet të binden puna dhe ndershmëria e tyre përfaqësimi dinjitoz i akuzës në emër të shtetit do të jenë të vetmet kritere që do të ndikojnë në karrierën e tyre.
Rotacioni në Prokurori, ndryshime në disa rrethe
TIRANE – Largimi i Ina Ramës nga Prokuroria e Përgjithshme dhe marrja e drejtimit të këtij institucioni nga kandidati i dekretuar Adriatik Llalla, pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në krejt strukturën e organit të akuzës. Stafi i Prokurorisë së Përgjithshme ka mbetur i pandryshuar në masën 50 për qind deri tani, pavarësisht emërimit apo largimit të kryeprokurorëve dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me emërimin e Adriatik Llallës. Ndërkohë që edhe prokuroritë e apelit pritet të mos preken shumë nga ndryshimet. Reforma tërësore dhe e gjithanshme pritet të ndodhë në prokuroritë e shkallës së parë ose prokuroritë e rretheve. Pas analizave vjetore të punës, të cilat zhvillohen në fund të këtij viti dhe në fillimvitin e ardhshëm, mësohet se pjesë dërrmuese e drejtuesve të prokurorive në rrethe si dhe zv.drejtuesit do të ndryshohen për t’i dhënë punës një temp të ri. Po kështu, burimet paralajmërojnë ndryshime edhe në komandimet e shumta të bëra nga Ina Rama gjatë muajve të fundit.

ADI SHKEMBI