Lideret e G8 diskutojne sot per fatin e Greqise
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Liderët e vendeve më të zhvilluara të botë pritet të takohen sot për të diskutuar lidhue me situatën në Greqi. Zgjedhjet e reja mund të bëjnë që Athina të dalë nga eurozona duke shënuar një veprim të paprecedentë, e cila do të sillte jehonë në ekonominë globale. Takimi i liderëve të G8 do të mbahet në Uashington në një samit dyditorë.
Pas deklarimit të zgjedhjeve të reja mundësitë e falimentimit të Greqisë apo dalja e saj nga eurozona janë rritur, gjë e cila ka bërë që qytetarët grekë të tërheqin depozitat nga bankat.
“Kriza në Greqi është shumë serioze dhe një probleme imediat”, thotë Uri Dadush, ish-zyrtar i Bankës Botërore. “Depozitat bankare po largohen nga Greqia”. Tashmë donatorët e saj do të gjenden përballë dy zgjidhjeve: të bëjnë lëshime ose të ndërpresin fondet për Athinën, gjë e cila do të çonte në falimentin dhe daljen e saj nga euro. Përveç Greqisë në veçanti, liderët e G8 do të diskutojnë edhe për veprime specifike që Evropa duhet të marrë. Gjithashtu do të diskutohet edhe për Iranin dhe Sirinë. Pjesë e G8 janë SHBA, Britani, Kanada, Itali, Francë, Gjermani, Japoni dhe Rusi.