Lene greven 10 minatore, Nikollaj: Do mbajme peng prodhimin
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Dje ne oret e vona te nates kane lene greven 10 minatore te Bulqizes dhe jane zevendesuar menjehere me dhjete te tjere. Dalja eshte bere per shkak te perkeqesimit te kushteve shendetesore.
Ne nje deklarate per media Kryetari i konfederates Sindikaliste Kol Nikollaj tha se minatoret nuk po kerkojne te mbajne peng minieren por deri ne plotesimin e kerkesave te tyre do te mbajne peng prodhimin e kesaj miniere. “Nuk do te lejojme qe nga miniera te dal asnje grame prodhim deri ne plotesimin e kerkesave tona”, tha Nikollaj.
Ai ka theksuar gjithashtu se greva do te vijoje derisa kompania ACR te ulet ne tyreze ne menyre institucionale qe te arrihet nje marreveshje dhe minatoret t`i kthehen punes.
Nderkohe qe minatoret e Bulqizes kane hyre ne diten e 22-te te greves se urise, ende nuk ka asnje marreveshje e cila do t`i jepte fund greves. Pas nje takimi dite me pare mes administratorit te kompanise ACR dhe minatoreve te Bulqizes nuk u arrit asnje nje marreveshje zyrtare.
Duke u shprehur se ndihen te pa mbeshtetur nga qeveria minatoret i jane drejtuar per ndihme ambasadorit te SHBA-se ne Tirane, Aleksander Arvizu. Ata i kane bere thirrje ambasadorit Arvizu qe te shkoje ne Bulqize dhe te shohe nga afer realitetin ne galeri.