Lendohet nje polic para KQZ-se, protesta edhe ne qytete te tjera
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Mbeshtetesit e PS-se po konfrontohen me forcat e policise te cilet nuk i lejojne te hyjne brenda ambjenteve te KQZ-se. Turma ku gjenden edhe deputete te PS-se eshte duke shtyre kordonin e policise te vendosur para godines te KQZ-se ndersa degjohen edhe thirrje kunder qeverise dhe ne mbeshtetje te kandidatit te PS-se Edi Rama.
Ndërkohë mësohet se është lënduar një nga punonjësit e policisë i cili është larguar menjëherë nga kolegët e tij për të marrë ndihmën mjekësore. 300 protestues, militantë të PS-së, kanë bllokuar rrugën Rrogozhinë-Kavajë dhe po djegin goma në rrugë. Ka njoftime për protesta edhe në Fier, Durrës, Lezhë dhe Vlorë.