Lellouche – njeriu anti-vize!
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ka habitur opinionin publik shqiptar (dhe jo vetëm), lajmi i para katër ditësh, kur sekretari për çeshtjet Europiane i Francës, Pier Lelush (Pierre Lellouche), në përgjigje të një pyetjeje nga një koleg i Asamblesë Kombëtare, ka thënë se ai vetë, presidenti Sarkozi dhe qeveria franceze kërkojnë më shumë garanci, para se të lejojnë dritën jeshile për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen. Një rrufe në qiell të pastër nga një personazh i panjohur. Rrufe po, i panjohur jo!
Pier Lelush është një figurë mjaft e afërt politikisht me presidentin e fortë të Francës Nikolas Sarkozi. I lindur në Tunizi, Lelush njihet për bindjet e tij të forta antikomuniste dhe antipacifiste. Atlantist dhe proamerikan i bindur, ai shihet jo rrallë si një aleat ekstrem i amerikanëve, ndaj të cilëve thotë shpesh se “duhet t’u lajmë borxhin që u kemi nga Lufta e Dytë Botërore”. Lelush konsiderohet si njëri nga njerëzit më të afërt të shefit të Elizesë. I caktuar në postin e lartë diplomatik në mes të vitit të shkuar, ai shihet gjithashtu në Paris si një avokat i fortë i hyrjes së Turqisë në Bashkimin Europian, aq sa jo pa ironi shtypi vendas e ka pagëzuar me nofkat “Avokati i Turqisë” dhe “Kali i Trojës”.
I përfolur si konkurrent i ministrit të jashtëm Bernar Kushner, Lelush ka marrë së fundi rolin e protagonistit, në konfliktin mes Parisit dhe Brukselit, në lidhje me përzënien e romëve nga Franca. “Merrni përsipër përgjegjësitë tuaja”, u tha ai pak javë më parë qeverive rumune e bullgare, në mes të debatit për romët.
Partizan i një vije të ashpër që nxjerr në plan të parë aspektin nacionalist të politikës së jashtme franceze, ai u bë zëdhënës i një qëndrimi thuajse të habitshëm të vendit të tij ndaj procesit të liberalizimit të vizave për shqiptarët dhe boshnjakët.
Një qëndrim i cili, duhet thënë, ka të bëjë pak ose aspak me vetë këto dy vende dhe me atë që ato (s)kanë bërë në rrugën drejt BE. Megjithatë Pier Lelush u afishua në orët e fundit si e “keqja europiane” në sytë e një pjese të banorëve të Ballkanit, megjithëse në 11 dhjetorin e shkuar, në krah të kryeministrit Berisha, në ambjentet e qeverisë shqiptare në Tiranë, pati premtuar ndihmë dhe përkrahje nga ana e qeverisë franceze, ndaj aspiratave europiane të Shqipërisë. Votimi pa incidente i rezolutës Fajon në paraditen e së enjtes në Strasburg, e fashiti jo pak qëndrimin e diplomatit të lartë francez.
Megjithatë shija e hidhur e atij gjesti vështirë se do të harrohet edhe për shumë kohë. Sepse shqiptarët dhe boshnjakët po shkojnë në Europë, pa vizën e Pier Lelush....pardon, të Francës!