Ledina Çelo, pushimet e para me djalin ne Shqiperi
Në këtë seksion: Revista · 8 artikuj ↓
Nuk ka verë që ajo t’i mungojë bregdetit shqiptar. Qoftë edhe për pak ditë. Por kjo verë është edhe më e veçanta për këngëtaren Ledina Çelo, pasi janë të parat pushime, të parat rreze dielli për djalin e saj tremuajsh Erlisin. Këtë fillim javë Ledina me bashkëshortin Naimin dhe Erlisin ka kaluar disa ditë në jugun e bukur, ndërsa më tej ka vizituar edhe familjarët në Tiranë e për të vijuar vizitën në Kosovë tek të afërmit e bashkëshortit. Një itinerar i përvitshëm ky i këngëtares, që veç të tjerave ka përfaqësuar edhe Shqipërinë në Eurovizion në pjesëmarrjen e dytë të Shqipërisë.
Këngëtarja Çelo shfaqet në këtë foto me flokë totalisht bionde, më shumë se kurrë më parë, e veshur me një palë rroba banjo trupore mjaft moderne, ndërsa mban edhe një shall të bardhë për të mbuluar këmbët. Në krah mban të voglin Erlis, sytë e të cilit janë përqendruar te gurët shumëngjyrësh të plazhit. Është e kuptueshme që Ledina po e shijon më së miri këtë fazë të mëmësisë, por gjithsesi ajo ka pohuar se shumë shpejt do t’i rikthehet profesionit të saj, muzikës, me këngë të reja.