Lajmet Kryessore 29.12.2009
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Vlore, rreh te atin sepse dhunonte bashkeshorten
Arben Abazi e terhoqi zvarre ne rruge te atin e me pas nisi ta qelloje me nje mjet te forte. Fillimisht e goditi ne gryke, e me tej ne koke, e pjese te tjera te trupit. Pas thirrjeve per ndihme te te atit, erdhen fqinjet e tyre, te cilet fillimisht hezituan te afrohen nga terbimi me te cilin godiste i riu babane e tij, por pasi ai e hodhi tej mjetin, u afruan duke ia hequr nga duart te atin 53 vjecar.
Policia: Te dehurit ne qeli
Kreu i qarkullimit rrugor per Tiranen Artan Osmani ka paralajmeruar drejtuesit e automjeteve se, kush nget makinen ne gjendje te dehur, pervec se do te penalizohet me heqjen e lejes se drejtimit, do te shoqerohet per ne komisariat.
Tirane, 3 persona qellojne policet me arme
Nje postobllok policie eshte qelluar rreth ores 21:30 prane ish stacionit te fundit te autobusit ne Tiranen e Re. Autoret te cilet udhetonin me nje mjet tip Benz nuk i jane bindur thirrjes se postobllokut per te ndaluar dhe kane qelluar ne ajer pa lenduar askend. Pasi eshte vene ne kerkim te autoreve, policia ka kapur njerin prej tyre si dhe ka bllokuar mjetin me te cilen udhetonin autoret e ketij incidenti.
Presidenti Topi merr çmimin e publikut “Njeriu më i suksesshëm i vitit 2009” nga Shijak Televizion.
29 dhjetor 2009 Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi mori dje paradite çmimin “Njeriu më i suksesshëm i vitit 2009” nga Shijak Televizion. Kreu i shtetit u votua nga teleshikuesit e shumtë të emisionit “FORUM”, i cili është transmetuar çdo ditë drejtpërdrejt përgjatë gjithë muajit dhjetor.
Berisha: Vendi po përjeton zhvillime të mëdha
Një tjetër kompleks tregtar është hapur në autostradën Tiranë-Durrës. është qendra tregtare "Megatek", që është inauguruar pasditen e së martës, në një ceremoni ku ishte i pranishëm kryeministri Sali Berisha, por edhe përfaqësues të bisnesit, medias, etj. Kryeministri Berisha u shpreh në ceremoninë e inagurimit të "Megatek", se sot Tirana po përjeton një ngjarje të veçantë, duke theksuar se vendi po përjeton zhvillime të mëdha në tregje.
Rama: Vendi ne krize, Berisha flet per suksese
"Ne kembengulim per hapjen e kutive se ne kete ceshtje flitet per interesin tone si shoqeri. Dialog? Patjeter, por ai duhet i barabarte, i drejte. Nuk mund te ekzistoje nje dialog sa per ta kthyer opoziten ne kuvend dhe per te nisur shkeljet nga e para", theksoi Rama.
Prifti: Gjendja ne kaskada, nen kontroll
“Niveli ne Fierze e ka kaluar kuoten 291 metra, duke arritur nje mase mbi normalen. Po e njejta situate eshte edhe ne Koman dhe ne Vaun e Dejes. Aktualisht po shkarkojme vetem ne Vaun e Dejes rreth 300 m3 uje ne sekonde. Nuk kemi patur probleme ne zonat e banuara”, u shpreh ministri Dritan Prifti.
Hapja e portave në Maqedoni, rrezik në Dibër
Situata hidrike është njësoj problematike edhe në territorin e Maqedonisë, prej nga rrjedh Drini i Zi, një nga furnizuesit kryesorë të kaskadës së Drinit. Autoritetet maqedonase kanë hapur gjatë natës së të dielës portat e hidrocentralit të Spilesë në Dibër të Madhe, duke rritur nivelin e lumit si asnjëherë tjetër dhe duke vënë seriozisht në rrezik përmbytjeje edhe fshatin Gjoricë, qendër e kësaj komune këtej kufirit. Një investim i qeverisë i para dy viteve në argjinaturën e këtij lumi ka mbrojtur Gjoricën nga përmbytja e sigurt.
Prishtina e shpall Mesiçin qytetar nderi
Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka vendosur që ta shpallë qytetar nderi presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç. Çmimi do t’i jepet presidentit kroat në largim, gjatë vizitës që ai do t’i bëjë Kosovës, më 8 janar.
NGA BOTA
Obama: Amerika do të përdorë çdo mjet kundër terrorizmit
Presidenti Barak Obama tha se Amerika do të përdorë çdo elementë të fuqisë së saj kombëtare për të çorientuar, shkatërruar dhe mposhtur terroristët që do të donin të sulmonin Shtetet e Bashkuara, kudo qofshin ata.Zoti Obama i bëri komentet mbrëmë në Havai pas deklaratës së një grupi të al-Kaidës në Jemen, i cili tha se ishte ideatori i përpjekjes për të hedhur në erë të premten një avion të kompanisë Northwest Airlines që fluturonte nga Amsterdami për në Detroit.
Putin: Rusia me armë kundër planeve raketore të SHBA
Moskë, 29 dhjetor, NOA Rusia duhet të zgjedhë armët kundër raketave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është sfida që mbërrin nga Kremlini zyrtar kundër planeve mbrojtëse raketore amerikane në Evropë. Një fakt të tillë e ka bërë me dije kryeministri rus Vladimir Putin, i cili ka thënë hapur dhe publikisht se Rusia duhet të zhvilloj sisteme të armatimit ofensiv për të kundërshtuar planet mbrojtëse raketore të Shteteve të Bashkuara.
Rusia kërcënon Evropën me ndërprerje të naftës
Rusia raportohet të ketë paralajmëruar se do t'ua ndërpresë furnizimin me naftë përmes Ukrainës tre vendeve të Bashkimit Evropian për shkak të mosmarrëveshjeve rreth çmimit. Qeveria e Sllovakisë citoi një letër nga Komisioni Evropian, e cila thotë se Rusia ka njoftuar "për mundësinë e pezullimit të dërgesave të naftës" për Sllovakinë, Hungarinë dhe Republikën e Çekisë.
Kina ekzekuton një shtetas britanik për kontrabandë droge
Britania tha se Kina ka ekzekutuar një shtetas britanik i shpallur fajtor për kontrabandë droge. Qeveria britanike e bëri deklaratën sot, duke dënuar ekzekutimin e e 53-vjeçarit Akmal Shaikh. Para ekzekutimit, Kina nuk përfilli kërkesat e qeverisë britanike dhe të familjarëve të akuzuarit, të cilët kishin thënë se personi kishte probleme psiqike dhe ishte mashtruar nga të tjerë.Shaikh është shtetasi i parë i një vendi europian që ekzekutohet nga Kina në pothuajse gjysmë shekulli.
Tension pas përleshjeve në Teheran, raportohen 15 viktima
Shtohet tensioni në Teheran. Numri i viktimave pas përleshjeve të djeshme ka shkuar në 15 vetë, ndërkohë që edhe sot situata është kritike dhe vazhdon vala e arrestimeve. Lajmi është pohuar sot nga televizioni shtetëror, që bën me dije se 10 nga viktimat i përkasin grupeve anti-revolucionarë dhe 5 të tjerë janë pjesë grupeve terroriste.