e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

LSI drejt 17 deputeteve, Meta: Po ndryshimeve Kushtetuese dhe Kodit

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
LSI drejt 17 deputeteve, Meta: Po ndryshimeve Kushtetuese dhe Kodit

Kreu i LSI-së, Ilir Meta deklaroi dje në “Opinion” se, ndonëse 84 mandatet (nëse opozita i fiton) nuk mjaftojnë për të ndryshuar Kushtetutën, ato mjaftojnë për të bërë reforma të thella. Por i pyetur se a do t’ia vënë kusht mazhorancës së re ndryshimin e Kushtetutës, ai pranoi se LSI patjetër do ta bëjë këtë. “84 mandatet nuk mjaftojnë për të ndryshuar Kushtetutën. S’është çështje shumice, është çështje vullneti politik. Lidershipi i PS ka reflektuar për ndryshimet kushtetuese, mendoj se do të shihet me pozitivit nëse ekziston vullneti për ndryshimet kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor”. Ndërkohë, i pyetur se a është zgjidhur çështja e dualitetit se kush do të jetë kryeministri i ri nëse e majta fiton zgjedhjet, sërish Meta theksoi: “E thotë Kushtetuta, të lexojnë Kushtetutën”. Duke folur edhe për rezultatin shumë të lartë të LSI-së në këto zgjedhje, Meta tha se forca që ai drejton ka pasur qysh në 2005-ën 120 mijë zgjedhës, të cilët u konfirmuan edhe në vitin 2009. Për të njëjtën pyetje Ben Blushi, kryesuesi i listës së deputetëve të PS së qarkut të Elbasanit, u shpreh se “i takon partisë më të madhe, siç e tha dhe zoti Meta, e thotë dhe Kushtetuta”.