LAMTUMIRE KAPITEN!
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kapiten Feti Vogli nuk i përgjigjet apelit të komandantit
Ushtari i forcave special, Feti Vogli nuk i është përgjigjur apelit të fundit të komandandit, bërë tre herë rresht, sipas ritualit ushtarak, nga Komandanti i Batalionit të Operacioneve Speciale, Dritan Demiri, i cili më pas i ka dorëzuar babait të kapitenit të vrarë flamurin kombëtar me të cilin ishte mbuluar arkivoli. Një nga shokët është përgjigjur se kapiten Feti Vogli është vrarë në Afghanistan duke mbrojtur shokët e tij. Më pas efektivët e Batalionit të Operacioneve Speciale ku bënte pjesë kapiteni Feti Vogli nën shoqërimin e orkestrës ushtarake, e kanë mbajtur trupin e shokut të tyre në krah për ta dërguar në banesën e fundit në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, për t’u prehur krah dëshmorëve të atdheut që kanë dhënë jetën në luftëra dhe në shërbim të atdheut.
Trupi i komando Vogli u vendos pranë Dëshmorëve të Atdheut
Në Shqipëri mbërriti dje në orët e para të mëngjesit trupi i kapitenit Feti Vogli i cili katër ditë më parë humbi jetën në Afganistan ku ai ishte pjesë e kontingjentit paqeruajtës shqiptar. Kapiten Vogli po kryente një mision me një njësi të përbashkët shqiptaro-amerikane në zonën e Kandaharit kur u qëllua nga një breshëri plumbash nga armët e një grupi policësh afganë. Ndërkohë nëntetari Aleksandër Peci, i plagosur gjatë të njëjtit sulm, u transferua në një spital ushtarak amerikan në Gjermani për një trajtim të specializuar mjekësor.
Mbërritja e trupit
Trupi i kapiten Voglit mbërriti në atdhe në orën 3.04 minuta në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, të Tiranës, me një avion ushtarak amerikan. Nën tingujt e muzikës funebre, arkivoli i mbuluar me flamurin shqiptar u nxorr nga avioni, ndërsa në pistën e aeroportit, ku ishte shtruar një tapet i kuq prisnin për t’i bërë nderimet, përveç familjarëve edhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe drejtues të lartë të ushtrisë shqiptare. Makina e funeralit ku u vendos trupi i pajetë, la aeroportin e Rinasit në orën 3.35 për t’ju drejtuar banesës së tij në fshatin Baldushk të Tiranës. Gjatë sulmit të papritur ku humbi jetën kapiten Vogli, 31 vjeçar, u plagos rëndë edhe nëntetar Aleksandër Peci.
Kontributi në NATO
Shqipëria ishte ndër vendet e para që ju bashkua, që në vitin 2002, me forcat e saj ushtarake misionit paqeruajtës ISAF në Afghanistan. Aktualisht atje veprojnë mbi 300 trupa, të dislokuara në Kabul dhe në Herat. Së fundmi një njësi e trupave elitë të ushtrisë shqiptare është angazhuar edhe në misione luftimi. Shqipëria ka kontribuar me ekspertë të saj edhe në trajnimin e policisë afgane. Vrasja e kapiten Voglit, është humbja e parë e trupave shqiptare. Ngjarja e rëndë nuk e ka lëkundur qëndrimin ndaj angazhimit në Afganistan. Autoritetet më të larta të vendit, por edhe drejtuesit e opozitës shqiptare njëzëri kanë konfirmuar se Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë detyrimet e saj në këtë vend, përkrah aleatëve.
Kush ishte kapiten Feti Vogli
Kapiten Feti Vogli, lindur më 23.05.1981, në fshatin Baldushk të rrethit të Tiranës, është i martuar dhe nga martesa e tij me zonjën Alva, ka një vajzë 4 vjeçe me emrin Egi. Pas mbarimit të Akademisë Ushtarake, në specialitetin Artileri Toksore u bë pjesë e Forcave të Armatosura, me detyrë komandant Toge në Brigadën e Stërvitjes të Bazës Bunavi. Pas kryerjes me sukses të kursit Bazë të Forcave Speciale më datë 16.07.2005 është bërë pjesë e Batalionit të Forcave Speciale me detyrë Komandant Grupi. Nga data 1.06.2010 kryente detyrën e komandantit të Grupit të Parë Special në kompaninë e Aksioneve Speciale Ujore. Kapiten Feti Vogli ishte një ushtarak kariere i shkëlqyer dhe si rezultat i arritjeve në detyrë është dekoruar disa herë me medalje ndryshme si: Medalja e Karrierës në vitin 2007 nga komandanti i Forcës së Bashkuar. Medalja për Shërbime Ndërkombëtare nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2007.
Medalje për shërbime të Shquara nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2010. Nga data 16.012012 është dërguar me mison luftarak “EAGLE 4″ në përbërje të Batalionit të Forcave Speciale në Kandahar të Afganistanit.