E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Ky 22-vjecar thote se eshte vrasesi i Gadafit!

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ky 22-vjecar thote se eshte vrasesi i Gadafit!
Cdo ore qe kalon sjell dicka te re ne lidhje me shume detaje qe mbeten ende enigme ne vrasjen e ish liderit libian Muomar Gedafi. Se fundmi, ne rrjetin Youtube dhe ne disa prej televizioneve nderkombetare eshte shfaqur nje djale i ri i cili pohon se eshte pikerisht ai personi qe i shkaktoi vdekjen Gedafit duke e qëlluar atë dy herë me pistoletë. Emri i këtij rebeli është Sanad al-Sadek al-Ureibi, 22 vjeç, me një fizik të zhvilluar dhe me pamjen tipike të një luftëtari arab.

“E qëllova dy herë”, thotë Sanad në një video që u transmetua fillimisht nga “Russia Today” një rrjet ndërkombëtar televiziv rus në konkurrencë me CNN amerikan. “Një plumb i hyri në gjoks dhe një tjetër në kokë, por ai nuk vdiq menjëherë. Vdiq pas gjysëm ore”, shton djaloshi rebel, i cili në asnjë moment nuk duket të shfaqë ndonjë ndjenjë frike.

Në këtë video ai duket se ndodhet në një ambient zyre së bashku me disa persona të tjerë civilë, që nga paraqitja dhe nga mënyra se si e pyesin, duket se duhet të jenë drejtues të rebelëve të Sirtes. Njëri prej tyre është gjithë kohën duke komunikuar me telefonin celular, siç duket për të njoftuar rreth lajmit. Vrasësi i Gedafit është i veshur me një uniformë ushtarake por në asnjë pjesë të uniformës, të paktën në pjesën e sipërme që duket në video, nuk ka njolla gjaku.

Qindra komente rreth tij kanë nisur ndërkohë të qarkullojnë në internet. Nuk mungojnë ata që e kërcënojnë luftëtarin rebel për aktin e kryer, ashtu siç nuk mungojnë ata që e konsiderojnë një hero tashmë. Djaloshi që thotë se ka lindur në Bengazi tregon para kameras edhe një unazë që ia kishte marrë nga dora Gedafit. Në pjesën e brendshme të unazës lexon emrin e bashkëshortes së dytë të Gedafit dhe datën 10 shtator 1970 që rezulton të jetë edhe data e martesës së tyre.

Por ekzistenca e kësaj videoje dhe e kësaj dëshmie duket se mund të shkaktojë probleme për Këshillin nacional Tranzitor që vazhdon të pohojë se Gedafi i vra si pasojë e një shkëmbimi zjarri. Në ambientin e brendshëm ku është marrë dëshmia e vrasësit të ish liderit libian, personat e tjerë të veshur civilë por disa edhe me rroba ushtarake tregojnë gjithashtu para kameras një xhaketë të lyer me gjak që pohojnë se e mbante veshur Gedafi.

Mahmud Xhibril: Gedafin e doja të gjallë

Ushtruesi i detyrës së kryeministrit në Libi, Mahmoud Jibril, është shprehur për BBC-në se Gedafin e donte të gjallë. “Dua të di pse ia bëri këtë popullit libian. Do të doja të kish qenë prokurori në gjyqin e tij”, ka thënë ai.

Xhibril është shprehur se do ta mirëpriste një hetim mbi vdekjen e Gedafit, gjë që është kërkuar nga OKB-ja. Deklarata vjen në ditën kur liderët e rinj të Libisë pritet të shpallin çlirimin e vendit. Forcat rebele të cilat shtinë në dorë fortesën e fundit të kolonelit të martën dhe  janë gjendur nën presion për vdekjen e Gedafit.  SHBA kërkuan që të bëhej një  hetim i hapur dhe transparent. Komisioneri i të Drejtave të Njeriut në OKB, Navi Pillay, kërkoi një hetim të plotë, pas videove të përhapura që tregonin Gedafin të kapur të gjallë, që më pas shfaqej i vdekur. Ndërkohë, zyrtarët libianë thonë se koloneli u vra në një shkëmbim zjarri.

BIO

Emri: Sanad al-Sadek al-Ureibi
Mosha: 22 vjeç
Vendlindja: Bengazi

Pretendon të jetë autori i vrasjes së Gadafit. Pohon në një video të transmetuar fillimisht nga “Russia Today” se e qëlloi ish liderin libian dy herë me pistoletë, me një plumb në gjoks e një tjetër në kokë. Në dorë mban dhe unazën e Gedafit në brendësi të së cilës shkruhet emri i bashkëshortes së dytë si dhe data 10 shtator 1970 që rezulton të jetë dita e martesës së tyre.