Kuqezi: Censusi, rrezik per shkombetarizim
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Aleanca Kuq e Zi bëri apel të enjten për heqjen e vetëdeklarimit të kombësisë nga formulari për censusin, që nis në muajin tetor, duke theksuar se procesi në këtë formë përbën një rrezik të madh për shkombëtarizim. Aleanca paraqiti në një forum organizuar sot me praninë e intelektualëve, historianëve, juristëve, akademikëve dhe qytetarëve, dosierin me fakte, të dhëna dhe informacione të rrezikut të shkombëtarizimit dhe asimilimit të kombit shqiptar. Kuqezi publikoi edhe listën e prezencës dhe listën e deputetëve që kanë votuar ligjin për censusin më datë 07.07.2011, në orën 14:08 minuta, për të cilin Aleanca tha se provon qartë manipulimin në procesin e votimit të këtij ligji.
“Zyrtarisht, sipas Kuvendit të Shqipërisë, në votimin e kryer në formë elektronike kanë votuar 71 deputetë nga të cilët edhe Lefter Maliqi dhe i ndjeri deputeti Gëzim Dibra. Kjo listë-prezencë dhe listë-votimit është tërësisht e falsifikuar”, tha Aleanca. Kuqezi theksoi se dy deputetët ndodheshin jashtë vendit, përkatësisht njëri në Itali dhe tjetri në Turqi dhe shtoi se kjo provohet nga biletat e avionit. Aleanca bëri thirrje për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese si i detyrueshem për qeverinë dhe institcionet sdhqiptare. Ky vendim shfuqizoi çdo dispozitë e cila rregullonte ligjerisht ndryshimin e kombesisë. Aleanca Kuq e Zi tha gjithashtu se vendimi i Gjykatës Kushtetuese faktoi se projekti grek për shkombëtarizimin dhe asimilimin e pjesshëm të kombit shqiptar ishte mundësuar përmes ligjit për gjendjen civile dhe aktualisht me ligjin e censusit.