e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Kuq e zi për Lidhjen e Prizrenit

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kuq e zi për Lidhjen e Prizrenit
Me rastin e 133 vjetorit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, Aleanca Kuq e Zi ka organizuar nje forum te intelektualeve, akademikeve, historianeve dhe figurave te shquara te kombit shqiptar. Ne kete forum do te marrin pjese personalitete si: Kreshnik Spahiu, Esat Stavileci, Kim Mehmeti, Lorik Cana, etj. Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, në këtë datë të rëndësishme të popullit shqiptar do të bëjë nderim në Kompleksin memorial në Prekaz dhe viziton familjen Jashari, në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gllogjan si dhe do të vizitojë Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Po ashtu, Rrjeti i Organizatave Shqiptare organizon aktivitete të ndryshme për nderë të 133 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Aktivitetet mbahet në Prizren. Ky rrjet ka paralajmëruar stolisjen e qytetit të Prizrenit me flamuj kombëtarë, vënien e flamurit të madh kombëtar në kalanë e Prizrenit, defilim i motoristave me flamuj kombëtarë, lëshim me parashutë me posterin "Lidhja është gjallë", etj.