E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Kukes, vijon procesi i numerimit

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kukes, vijon procesi i numerimit
Në KZAZ 34 fiton kandidati i PD. Në KZAZ-në numër 34 në Kukës ka filluar procesi i numërimit rreth ores 03:00 të mëngjesit. Për një ore e gjysëm janë numëruar votat e gjashtë kutive për kandidat bashkie. Nga totali prej 3412votash, 1882 i ka fituar kandidati i Aleances per Qytetarin ndërsa kandidati i Aleancës për të Ardhmen ka marrë 1252 vota.

Aktualisht po numërohen votat në gjashtë kutitë e votimit për anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit. Procesi i numërimit pritet të zgjasë pasi për anëtarë këshilli nga 38 subjekte që konkurojnë në bashkinë e Kukësit garojnë rreth 1000 kandidate.