e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

'Kufiri', Panariti: S’ka negociata me Greqine, primar vendimi i gjykates

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
'Kufiri', Panariti: S’ka negociata me Greqine, primar vendimi i gjykates
Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, ka reaguar sot për çështjen e marrëveshjes detare me Greqinë, në Komisionin e Politikës së Jashtme, ku ka sqaruar se pala shqiptare nuk ka nisur negociata të reja dhe se vendimi i ksuhtetueses mbetet i prerë.

I akuzuar nga opozita se ka nisur negociata të fshehta për kufirin detar, ministri Panariti ka sqaruar në komision se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje është i prerë.

“Kemi vënë në dijeni Greqinë për këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese. Pala shqiptare s’do bëjë hapa të mëtejshme, pasi udhërrëfyes për ne mbetet ky vendim”, tha ai.

Kreu i diplomacisë shqiptare theksoi edhe njëherë se pala shqiptare nuk ka nisur negociata të reja me grekët. “Nuk ka negociata dhe as grupe negociatorësh. Ka vetëm trajtesë teknike brenda ministrisë. Është ngritur një grup pune për të përfunduar marrëveshjen. Ky grup është ngritur me urdhër të Berishës më 4 korrik”, tha Panariti. Sipas Panaritit, grupi i punës po punon për një marrëveshje të re, por kjo nuk nënkupton se deri më tani janë bërë negociata dhe se në momentin që do të ketë do të bëhen publike.

“Ky grup vijon punën për eventualitetin e një marrëveshje te re. Ka patur disa takime dhe me ekspert të huaj. Punimet e grupit do i bëhen publike instancave përktëse”, shtoi ai.