Kufijte detare, PS gati draftin, ne shtator ne Kuvend
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Partia Socialiste ka gati draftin për kufijtë e Shqipërisë. Pas miratimit në parlament të nismës së PS-së për kufijtë detarë, grupi i punës i opozitës ka gati edhe draftin tjetër, tashmë atë final për të zgjidhur përfundimisht problemin e kufijve. Në një intervistë për “Shekullin”, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare , Ilir Gjoni, shprehet se fakti që askush prej fajtorëve (tradhtarëve) për marrëveshjen e parë me Greqinë nuk u ndëshkua penalisht, ashtu siç parashikon Kodi Penal, përkundrazi u promovuan, flet qartë për implikim të pastër antikombëtar të qeverisë së Sali Berishës. Ndaj akuzave të deputetit demokrat Shehu ndaj opozitës për prishje të marrëdhënieve me fqinjët tanë jugor, Gjoni ironizon duke deklaruar se mosdija apo dhe bindja ndaj urdhrave politikë nuk është justifikim për tradhtinë kombëtare.
Ministri i Jashtëm Panariti në deklarimet e veta mediatike ka bërë të ditur se nuk ka negociata me palën greke. Por, fqinjët tanë jugorë nuk ka lëvizur nga qëndrimi për zbatim të paktit fillestar që, sipas tyre, ka legjitimitet të plotë. Si e shikoni procesin e hartimit të paktit të dytë detar?
Së pari më lejoni të them se e tërë historia e marrëveshjes detare me Greqinë, qysh në fillim është një histori e pastër e tradhtisë kombëtare të kësaj qeverie të drejtuar prej Sali Berishës i cili, për interesa të ngushta vetiake, është gati të shesë gjithçka, përfshirë dhe territore të vendit, vetëm e vetëm që të përfitojë ndonjë favor politik apo dhe material. Fakti që ai mori kurajën të falë pjesë të territorit të Shqipërisë, gjë e cila fatmirësisht u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese, falë ndërhyrjes decizive të Partisë Socialiste, si dhe fakti që askush prej fajtorëve (tradhtarëve) nuk u ndëshkua penalisht, ashtu siç parashikon Kodi Penal, përkundrazi u promovuan, flet qartë për një implikim të pastër antikombëtar të qeverisë së Sali Berishës. Edhe historia e nisur rishtazi i ngjan si dy pika uji të parës.
Ka mungesë të plotë transparence, nuk ka një qëndrim të qartë e publik të Sali Berishës ( i cili nuk nguron të na flasë për rekordet e tij detare), ndërkohë që hesht për çorbën tradhtare që po gatuan sërish. Edhe qëndrimet e Ministrisë së Jashtme janë kontradiktore (të paktën siç janë pasqyruar në media të ndryshme) ku ndryshe flet ministri e ndryshe flet sekretari i përgjithshëm. Sa i përket palës greke, mua personalisht nuk më intereson fare. Greqia ka politikën e saj dhe kufijtë e saj. Ne kemi për detyrë të merremi me kufijtë tanë dhe t’i ruajmë ato dhe interesat e vendit si gjërat më të çmuara. Nëse ka një tentativë për të rinegociuar marrëveshjen e detit me Greqinë, kjo në radhë të parë e mbi të gjitha do të duhet të bëhet brenda kuadrit tonë kushtetues dhe mbështetur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Çdo qëndrim ndryshe që cenon interesat e vendit është nul dhe nuk ka për tu njohur kurrë.
Keni dijeni se çfarë kanë bërë grupet e punës që janë ngritur?
Ne si deputetë të opozitës kemi po aq dijeni saç ka dhe opinioni publik i informuar përmes medias. Ndonëse në vijimësi kemi kërkuar që ministri i jashtëm, në atë kohë Haxhinasto, të raportonte në Komisionin e Sigurisë për atë se çfarë po ndodh me marrëveshjen detare me Greqinë. Fakti që ka mungesë të plotë transparence është shumë domethënës dhe pa dyshim shqetësues, pasi përvoja është e hidhur dhe varësia e Berishës ndaj qarqeve shovene greke është e njohur.
Për pikat e koordinatave që janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, a ka PS një draft që mund t’i vijë në ndihmë qeverisë?
Siç jeni në dijeni muaj më parë me nismën e PS-së u realizua amendimi i ligjit 9861, dt 24.01.2008 “Për kontrollin e mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror”. Kjo ishte një përpjekje dhe zgjidhje emergjente të ndodhur para situatës kur Sali Berisha e kishte lënë vendin pa kufij zyrtarë pasi duke shfuqizuar Ligjin 8771 datë 19.04.2001 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë” dhe Ligjit 8772 datë 19.04.2001 “Për ruajtjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror të RSH” nga Ligji 9861 të datës 24.01.2008 “Mbi kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror” e duke krijuar kështu një nonsen juridik, pasi Ligji 9861 në përmbajtjen e tij zëvëndësonte Ligjin 8772 datë 19.04.2001 “Per ruajtjen dhe kontrollin e kufirit shteteror te RSH” dhe jo Ligjin 8771 datë 19.04.2001 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”.
Në momentin kur është miratuar amendimi i ligjit të sipërpërmendur sipas propozimit të PS-së, ne kemi deklaruar se kjo është një zgjidhje emergjente, pikërisht duke pasur frikën e bazuar dhe të provuar tashmë se Berisha e qeveria e tij do të përpiqeshin sërish dhe do të ndërmerrnin një hap të ri me po të njëjtën vijë llogjike antikombëtare. Kemi theksuar se është e domosdoshme që të miratohet një ligj integral për kufijtë dhe ne si PS kemi gati projektligjin për “Kufirin Shtetëror të Republikës së Shqipërisë” të cilin do ta paraqesim për miratim sapo ta lejojnë procedurat parlamentare me fillimin e sezonit të ri.
Mazhoranca ka akuzuar opozitën se kërkon që të krijojë konflikte artificiale me Greqinë. Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është shprehur se negociatat me Greqinë për paktin detar janë në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon. Mos ndoshta deklarimet duke përdorur nacionalizmin janë për përfitime politike?
Tritani bën mirë të bëj kujdes kur merr përsipër gjëra që nuk i kupton ose kur e urdhërojnë të flasë ashtu. Tritani nuk mund të dalë mbi Gjykatën Kushtetuese, as ai e as i zoti i tij Sali. Çdo palo politikan që qarkullon sot nuk mund dhe nuk do të mund kurrë të tjetërsojë kufijtë e vendit tonë për interesat e ngushta politike të tyre. Mosdija apo dhe bindja ndaj urdhrave politikë nuk është justifikim për tradhtinë kombëtare. Partia Socialiste si gjatë qeverisjes së saj ashtu dhe në opozitë ndiqet nga parimet e fqinjësisë së mirë, barazisë e reciprocitetit. Me vepra e me fjalë ne kemi punuar për forcimin e marrëdhënieve me të gjitha vendet sidomos ato fqinje. Partia Socialiste nuk është kundër negociatave. Partia Socialiste është kundër shitjes së interesave kombëtare. Po kundër tradhtisë kombëtare ne jemi e do të jemi gjithmonë.
Kanë qënë pikërisht Tritani, Saliu, Gazidede e Visho Ajazi ata të cilët shihnin tek Greqia armikun e tyre dhe mundoheshin që shkatërrimin që i bënë vendit në 1997 t’ua faturonin agjenturave ndërkombëtare me në krye atë amerikane e greke. Besoj kjo i kujtohet çdo shqiptari dhe sigurisht edhe Tritanit e Saliut.
Pak ditë më parë në kufi u ndalua gazetari Marin Mema. Për shkak të detyrës rasti i tij u bë publik, por janë edhe dhjetëra raste të qytetarëve të tjerë që pësojnë të njëjtin fat apo keqtrajtime të tjera. Komisioni i Sigurisë a ka në pla të thërrasë për sqarime Ministrin e Jashtëm Panariti?
Së pari, ky është një turp për Greqinë si vend anëtar i BE-së, ashtu dhe anëtar i NATO-s. Standardet në diplomacinë e vendeve anëtare të këtyre dy organizmave janë shumë të ndryshme nga ajo çka fatkeqësisht shumë shqiptarë përjetojnë në marrëdhënie me fqinjët grekë. Është qesharake të mendosh se një gazetar, dhe sidomos Marini paqësor, përbën rrezik për sigurinë kombëtare të Greqisë. Po të ishte kështu vaj halli se çdo të ndodhte realisht me Greqinë po të ndodhej para një kërcënimi me të vërtetë serioz. E dyta, politika greke ( disa qarqe) në vijimësi kanë mbajtur një qëndrim racist e përçmues ndaj shqiptarëve dhe Greqia nuk po e kapërcen këtë provincializëm ballkanik në politikën e saj të jashtme sidomos kundrejt fqinjëve të saj. Së treti, gjendja e rëndë ekonomike ka krijuar një terren pjellor për nxitjen e ekstremizmave të të dyja krahëve dhe kjo fatkeqësisht gjen shprehje dhe në disa veprime aspak të mençura të diplomacisë greke. Së katërti, kjo është edhe një shenjë e qartë e dobësisë dhe e staturës së ulët të reputacionit ndërkombëtar që gëzon vendi ynë për shkak të politikave servile, të nënshtruara e aspak dinjitoze të qeverisë.
Qeveria është përgjegjëse për kujdesin e shtetasve të saj. Në marrëdhëniet mes shteteve parimi bazë është ai i reciprocitetit. Dy javë para se të ndalohej Marini, në Himarë zbarkoi një fashist grek( deputetet) dhe deklaroi çfarë i kishte qejfi. Asnjë veprim nuk u ndërmor ndaj tij. Kjo nuk do të thotë se edhe ne duhet të verojmë siç veprojnë qarqet ekstremiste greke, por ama durimi ka kufi dhe këtyre tipave u duhet vënë kufiri te thana.