e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Kthehen turistet, pranga pronares se agjencise

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kthehen turistet, pranga pronares se agjencise
Pak orë pas mbërritjes së 180 turistëve nga Sharm el Sheik, të cilët u bllokuan pas falimentimit të agjencisë turistike, Pasha Holiday, policia njoftoi arrestimin e pronares së kompanisë. Marselina Kerthoci është arrestuar nën akuzën e mashtrimit, fshehjes së të ardhurave dhe falimentimit të detyruar.

Efektivët e krimit ekonomik arrestuan pronaren e agjencisë turistike, që braktisi në Egjipt rreth 180 turistë shqiptarë, që kishin paguar paketën e plotë të pushimeve pas ajo shpalli falimentimin. Ndërkaq, 180 turistët shqiptarë në Sharm el Sheik arritën të ktheheshin sot në orët e para të mëngjesit në aeroportin e Rinasit. Të gjithë këta pasagjerë paguan vetë udhëtimin e kthimit.