Kryebashkiaku i ri hyn ne zyre me 28 korrik. Keshilli zgjidhet te henen
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Lulzim Basha brenda 20 ditëve mund të marrë mandatin nga gjykata. KQZ shqyrton shpërndarjen e mandateve. Përfundimi i çështjes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës në Kolegjin Zgjedhor ka lënë aktualisht vetëm një temë të fundit që lidhet me zgjedhjet e 8 majit 2011. Dhënia e mandatit të kryetarit të ri dhe shpërndarja e mandateve të këshilltarëve të Këshillit Bashkiak mbeten tashmë dy procese formale që shërbejnë si funksion i konstituimit të kreut të ri dhe nisjes nga puna të institucionit. Kështu, sa i përket mandatit të kryetarit të ri të bashkisë, që është demokrati Lulzim Basha, ligji parashikon që brenda 20 ditëve ai duhet që të marrë nga Gjykata e Rrethit të Tiranës një vërtetim mandati, i cili i njeh atij statusin juridik të kreut të ri të bashkisë, përfshi këtu mbylljen apo inekzistencën e ankimeve nga subjekte zgjedhore.
Me këtë dëshmi në dorë, kreu i ri, në përmbushje edhe të detyrimeve të ligjit organik për qeverisjen vendore, konstituohet në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak. Në rast se ky i fundit nuk mblidhet për arsye të ndryshme, atëherë është prefekti që e thërret mbledhjen dhe konsumon veprimet e nevojshme që çojnë në përmbylljen formale të procedurës. Mbledhja duhet të zhvillohet në prani edhe të drejtuesit dhe stafit që dorëzojnë detyrën. Lidhja e kësaj procedure me mandatet e këshilltarëve qëndron në faktin se për Këshillin e Bashkisë së Tiranës ende nuk është bërë shpërndarja e mandateve për arsye të një vendimi të këtij institucioni për të pritur shqyrtimin nga Kolegji të padive për mandatin e kryetarit të bashkisë.
Ndërkohë, anëtari i KQZ-së, Klement Zguri, ka sqaruar dje se për këshillin në fjalë “KQZ ka miratuar tabelën e rezultateve”, duke shtuar se tanimë pritet vetëm vendimmarrja e komisionit për dhënien e mandateve për këshilltarët. Nisur nga fakti se ndaj tabelës nuk ka një kërkesë ankimore, atëherë duket se do të jetë dita e hënë momenti kur KQZ-ja do të shqyrtojë këtë çështje. Si pikë ende e pasqaruar mbetet votimi, përderisa shpërndarja e mandateve për këshillat kërkon 5 vota, pra shumicë të cilësuar. Nga kjo pikëpamje nuk dihet ende sesi do të votojnë anëtarët e majtë të KQZ-së, po të merret në konsideratë reagimi socialist për vendimin e Kolegjit dhe procesin juridik në tërësi. Një arsye më shumë në këtë drejtim jep edhe bllokimi i vendimmarrjes për këshillat e 10 minibashkive në Tiranë, për arsye të mosarritjes së kuorumit të nevojshëm. Në një rast të ngjashëm atëherë procedura që ndiqet është pikërisht ajo që u ndoq edhe për minibashkitë; pamundësia për vendimmarrje e ciklon çështjen për trajtim në Kolegj, i cili vendos për mandatet.
Vetëm dje, gjykata ka miratuar shpërndarjen e mandateve për këshillat e 10 minibashkive, të cilat KQZ-ja nuk arriti t’i miratonte. Vendimi ka respektuar gjykimin e shumicës pa bërë ndërhyje shtesë. Rrjedhimisht për Tiranën tanimë pritet vetëm shpërndarja e mandateve për këshillin për bashkinë qoftë në KQZ, apo edhe në Kolegj dhe mandej kalimi drejt konstituimit të kryetarit të ri, përmes mbledhjes normale të Këshillit, apo edhe vënies në lojë të institucionit të prefektit. Në rast se Këshilli Bashkiak ose komunal nuk mblidhet brenda 30 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, atëherë është prefekti që organizon ceremoninë e betimit të kryetarit të bashkisë në mjedisin e bashkisë dhe në prani të banorëve të njësisë përkatëse. Mbledhja e radhës së KQZ-së për shpërndarjen e mandateve për Këshillin e Bashkisë Tiranë pritet të mbahet të hënën.