Kroacia nuk e terheq akuzen per genocid kunder Serbise
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Qeveria e Kroacisë nuk ka ndërmend të tërheq akuzën kundër Serbisë për gjenocid pranë Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi në Hagë. Kjo është paralajmëruar mbrëmë nga kryeministrja kroate, Jadranka Kosor.
“Qeveria të cilën unë e udhëheq, asnjëherë nuk ka biseduar për këtë çështje dhe nuk kemi ndërmend që të tërheqim akt-padinë e shtetit kroat kundër Serbisë për kryerjen e genocidit”, theksoi Kosor.
Nga ana tjetër, edhe serbët kanë dorëzuar një dosje me akuzë kundër Kroacisë për genocid, dhe në të shumtën e rasteve është kërkuar marrëveshje me Zagrebin për tërheqjen e këtyre akt-padive. Por, kjo nuk ka hasur në përgjigje pozitive nga ana e Kroacisë.
Kroacia më 2 korrik 1999 ka dorëzuar akt-padinë me të cilën kërkohet që të vërtetohet se Serbia është përgjegjëse për agresion dhe genocid dhe ka kërkuar dëmshpërblim për kryerjen e dëmeve dhe humbjeve të mëdha.