Kriza borxhi i biznesit ndaj qeverise shkon ne 500 mln euro
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kriza fut ekonominë në një cikël të rrezikshëm borxhesh. Në fund të vitit që shkoi, sipas të dhënave nga Ministria e Financave, borxhi i biznesit ndaj qeverisë kap shifrat e 70 miliardë lekëve. Vetë qeveria i detyrohet biznesit me rreth 200 mln euro. Fieri kryeson borxhin në tatimor.
Dy vitet e fundit ka bërë lajm fakti që qeveria u ka borxh rreth 200 milionë euro bizneseve, pasi tradicionalisht ndodh e kundërta. Qeveritë nuk borxhojnë, por biznesi dhe individët po, ose qeveritë janë me korrekte se bizneset. Fakti se për herë të parë qeveria ka krijuar një gropë disi të madhe borxhesh me privatet ka lënë në hije rritjen gjithnjë e më të madhe të borxheve që biznesi i ka qeverisë. Edhe pas një amnistie fiskale që u aplikua ndaj biznesit në vitin 2010, borxhet e biznesit ndaj qeverisë jo vetëm që nuk janë reduktuar po mbërrijnë në një shifër rreth 70 miliardë lekës, sipas burimeve në Ministrisë e Financave shumë kjo e barabartë me rreth 500 milionë euro.
Bizneset borxhlie
Pas amnistisë fiskale të vitit 2010, lista e bizneseve që nuk arritën të paguanin detyrimet tatimore në kohë u trefishua në fillim të këtij viti. Nëse në fund të vitit 2011 subjektet borxhlie ishin rreth 1800, në dy vitet e fundit ato u shtuan me mbi 3000 mijë të tjera. Sipas burimeve në Ministrinë e Financave, kompanitë janë në aktivitet ekonomik dhe nuk konsiderohen të falimentuara, por për arsye të ndryshme që lidhen edhe me mungesën e likuiditetit në periudha të caktuara ato nuk mund të shlyejnë detyrimin tatimor, i cili po rritet me hapa galopantë. Në fillim të vitit 2009 ky borxh ka qenë më rreth 55 miliardë lekë dhe në fund të vitit 2012 shifra arrin në rreth 70 miliardë lekë. Burimet në Ministrinë e Financave pohojnë se kriza nuk po e favorizon shlyerjen e këtyre detyrimeve, përkundrazi po rrit në mënyrë të konsiderueshme detyrimet tatimore të papaguara. Në të njëjtat shifra në mos më të larta biznesi u detyrohet edhe bankave. Ndërkohë që mundësitë për shlyerjen e këtyre detyrimeve do të jenë gati të pamundura përsa kohë rritja ekonomike do të jetë në këto nivele. Studimet hulumtuese të Ministrisë së Financave edhe të Bankës së Shqipërisë besojnë se, rënia e borxheve të biznesit do të ndodhë kur rritja e ekonomisë të arrijë të paktën ritmet e para krizës, të cilat ishin rreth 6 për qind. Por po sipas parashikimeve të këtyre institucioneve, kjo nuk do të ndodhë më shpejt se fundi i vitit 2015, ku parashikohet një zbutje e efekteve të krizës.
Harta e borxhit
Bizneset fierake kryesojnë listën e bizneseve borxhlie. Sipas një dokumenti të tatimeve për këtë tregues, mësohet se nga rreth 5 mijë biznese që i detyrohen qeverisë, më shumë se gjysma e tyre ndodhën në Fier dhe pjesa tjetër në Tiranë, Vlorë etj. Në fakt numri i bizneseve që e ka të pamundur të shlyejnë detyrimet tatimore është rritur në mënyrë të dukshme pas krizës. Vetëm dy vitet e fundit lista e shtuar me më shumë se 3 mijë e 500 biznese nga më pak se 1800 të tilla që u regjistruan gjatë viteve 2009 dhe 2010. Ndërkohë që po dje nga të dhënat mujore të Shoqatës së Bankave mësohet se, huatë jo performuese janë rritur sërish në janar, duke arritur në 23.2% të totalit, nga 22.76, që u mbyll viti 2012. Edhe statistikat e qeverisë edhe të bankave tregojnë se borxhet e biznesit janë në rritje. Duke këmbyer borxhin që qeveria i ka biznesit me atë që biznesi i ka qeverisë, bilanci del negativ për biznesin me rreth 300 milionë euro.
500
Milionë euro arrijnë borxhet që biznesi i ka qeverisë edhe pas amnistisë fiskale të vitit 2010
200
Milionë euro llogaritet borxhi që qeveria i ka biznesit në formën e punëve dhe shërbimeve të papaguara
3030
Janë bizneset borxhlie të regjistruara vetëm gjatë vitit 2012 dhe dy muajve të parë të vitit 2013. Numri total arrin në rreth 5 mijë.
Ndërtimi BY-Pass-it të Fierit, nënshkruhet kontrata me kompaninë
Ministria e Transportit e ka nënshkruar dje kontratën për ndërtimin e BY-Pass-it të Fierit, një projekt që do të lidhë segmentet Lushnjë-Fier dhe Levan-Vlorë. Punimet për këtë autostradë do të kryhen nga kompania italiane “Serenissima”, një kompani me eksperiencë të gjatë në ndërtimin dhe administrimin e autostradave. “Serenissima” fitoi garën e zhvilluar për këtë autostradë, me një vlerë prej 39.87 milionë Euro, nga 60 milionë që ishte fondi limit, duke kursyer në këtë mënyrë rreth 20 milionë euro, ose më shumë se 33 për qind të fondit.
By-pass-i i Fierit është një autostradë 22 km e gjatë dhe 22 metra e gjerë, me katër korsi, që kalon në Mbrostar, në ultësirën mes Fierit dhe bregdetit, pranë Apollonisë dhe lidhet në nyjen e Levanit me segmentin Levan-Vlorë. By-pass-i ka tri ura nga 80 metra gjatësi secila, Ura e Semanit, e Kanalit të Hoxharës dhe e Pojanit, si dhe katër kryqëzime në disnivel. Ka 21 nënkalime mjetesh, dy zona shërbimi dhe një zyrë informacioni turistik, duke qenë se kjo autostradë kalon nëpër një zonë me potencial të jashtëzakonshëm turistik, qoftë për shkak të qytetit antik të Apollonisë, qoftë për shkak të vijës së virgjër bregdetare.
Kriza, mbyllen 6 dhoma tregtie
Efektet e krizës globale po reflektohen ndjeshëm në ecurinë e biznesit. Sipas kryetarit të Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka, vetëm gjatë muajve të fundit në të gjithë vendin janë mbyllur 6 dhoma tregtie, nga 12 të tilla që funksionojnë në të gjithë vendin. Këto struktura nuk mund të ushtronin aktivitetin për arsye të mungesës së fondeve, çka sipas Jakës vjen nga deformimi që iu bë ligjit për Dhomat e Tregtisë. Aktualisht, janë mbyllur Dhomat e Tregtisë në qytetet e Korçës, Dibrës, Elbasanit, Beratit, Kukësit dhe Gjirokastrës. Sipas Jakës, situatën e rëndë që po kalon biznesi e kanë rënduar edhe detyrimet e prapambetura të papaguara nga qeveria. Vetëm pak ditë më pare, përfaqësues të komunitetit të biznesit, gjatë një takimi me kryeministrin Berisha, kërkuan që disa prej shërbimeve që administrata shtetërore ia ofron biznesit të kalojnë pranë Dhomave të Tregtisë, çka do të rriste anëtarësimet pranë tyre.
Shkurt, përkeqësohen të ardhurat buxhetore
Nëse grumbullimi i të ardhurave buxhetore ecën me ritmet e muajit janar dhe shkurt, duhet që viti të ketë të paktën 14 muaj që të realizohet plani. Në muajin shkurt të ardhurat buxhetore arritën në 22 miliardë lekë. Në vlerë neto këto të ardhura kanë shënuar 4.4 miliardë lekë më pak se në muajin janar. Sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Financave për të ardhurat shpenzimet e dymujorit mësohet së performca buxhetore është përkeqësuar gjatë muajit shkurt. Vetëm këtë muaj qeveria ka konsumuar rreth 15 për qind të deficitit buxhetor për të gjithë vitin, duke kryer shpenzime me borxh në vlerën e 50 milionë eurove. Gjatë muajve janar dhe shkurt janë grumbulluar të ardhura në vlerën e 49,6 miliardë lekëve, ndërsa shpenzimet ishin rreth mbi 57 miliardë lekë.
Shpenzimet i tejkaluan ndjeshëm të ardhurat gjatë shkurtit, pasi në muajin janar qeveria i pati në nivele të njëjta të ardhurat dhe shpenzimet. Pasi grumbulloi 27 miliardë lekë dhe po kaq shpenzoi, duke mos konsumuar borxhin. Por ky borxh duket se do të jetë më i lartë në fund të këtij muaji, pasi qeveria vendosi të rrisë borxhin me më shumë se 10 miliardë lekë, duke premtuar zëvendësimin e tij me arkëtimin 109 milionë eurove të përfituara nga shitja e 4 HEC-ve. Ka disa taksa që kanë spikatur për ecurinë e tyre këtë vit, duke mënjanuar traditën. Taksa mbi pasurinë dhe taksa e biznesit të vogël shënojnë përqindje të larta realizimi në krahasim me taksat tradicionale, të tilla si akciza dhe TVSH, të cilat kanë vijuar në përqindje më të ulëta.