Krimet dhe zonat problematike te kryeqytetit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Dashamir Biçaku
Kur kryeqyteti i Shqipërisë ka kohë që ka kaluar numrin e një milionë banorëve, gjithnjë e më tepër po merr karakteristika të çuditshme, ndërsa drejtuesit e policisë në mënyrë të herëpashershme nisin të kërkojnë forma të reja për luftimin e krimit. E ndarë në 11 njësi bashkiake, kryeqyteti ka 6 komisariate policie të cilët mbulojnë të gjitha këto zona. Secila prej tyre ka dinamikën e vet, ndërkohë që më problematike pas pyetjes së drejtuesve të ndryshëm të policisë, por edhe të prokurorisë, rezultojnë se janë: zona e ish-Bllokut, zona rreth Rrugës së Elbasanit, Lapraka dhe Don Bosko.
Të pyetur lidhur me problematikën kryesore, drejtues të policisë së kryeqytetit thonë se aktualisht vjedhjet janë të shumta në numër, ndërkohë që akoma më tepër problem po bëjnë vjedhjet e automjeteve. Drejtori i policisë së Tiranës, Sajmir Muçaj, pohon se ky fenomen është shfaqur në kryeqytet dhe goditur, e gjithsesi tashmë ka edhe forma të reja të shfaqjes së vjedhjes.
Fenomeni i ri
Sipas drejtuesve të policisë, një fenomen i ri është vjedhja e pjesëve të brendshme të makinave. Kohët e fundit po shihet se ka filluar vjedhja e airbegëve, kroskotëve, pjesëve të tapicerive apo veshjet e dyerve. Madje, në raste të ndryshme janë vënë re edhe vjedhje e pjesëve të timonit apo edhe e navigatorëve (orientues në rrugë me hartë elektronike) etj.
Vjedhja e çuditshme ka nisur të konstatohet nga hetuesit e policisë së kryeqytetit gjatë këtij viti, kur herë pas here janë njoftuar për thyerjen e një automjeti dhe është vënë re se mjetit i mungonte orientuesi elektronik apo airbegu (jastëku i ajrit).
Drejtori i Policisë së Tiranës, Sajmir Muçaj, tha për “Shekullin”, se gjatë këtij viti policia e Tiranës ka rritur më afërsisht 20 për qind goditjen ndaj fenomentit të vjedhjes së automjeteve, por sërish ky fenomenen sipas tij vazhdon të mbetet problematik.
Zona problematike
Deri para pak javësh më problematik për vjedhjet mbetej zona që mbulon komisariati i policisë nr.4. Nga ky komisariat para pak javësh u godit një grup i vjedhjes së automjeteve dhe banesave. Burimet e policisë thonë se elemente përbërëse të këtyre mjeteve shiten në tregun e zi kundrejt vlerave të konsiderueshme. E megjithatë, konsideruar me vlerën e shitjes në dyqanet e posaçme, sërish janë të leverdisshme për blerësit. Kjo, sipas hetuesve, e bën gjuetinë ndaj pjesëve të brendshme të kabinës së një automjeti si ndër më të zakonshmet në kryeqytet.
Pas këtij fenomeni, vjedhja e banesave dhe ajo e krimeve të rrugës zënë një tjetër vend të rëndësishëm në krimet e përgjithshme në Tiranë. Kryepolici Muçaj thotë se mbetet problem vjedhja në tërësi, pavarësisht se sipas tij gjatë këtij viti është shtuar goditja ndaj fenomeneve të grabitjeve, vjedhjes së banesave, krimeve të tjera ndaj pronës etj. Muçaj thotë se në këtë vit niveli i kriminalitetit ka qenë në raport të drejtë edhe me zbulueshmërinë, duke konstatuar rritje të këtyre dy fenomeneve.
Vjedhja e kabllove, nga specialistë
Hetues të Policisë së kryeqytetit dhe specialistë të krimit thonë se problematike është shfaqur këto kohë vjedhja e kabllove të energjisë elektrike në banesa të ndryshme apo e kabllove të telefonisë, vlera e të cilave arrin në shuma të konsiderueshme. Kabllot vidhen nga njerëz të specializuar, sipas policisë, që kanë njohuri për sistemet e instalimit të rrjeteve të energjisë elektrike dhe më pas shiten për skrap.
Goditjet e policisë në këtë drejtim kanë qenë të shpeshta dhe policia ka arrestuar në mënyrë të herëpashershme persona të kësaj kategorie. Në muajin maj të këtij viti u arrestuan dy elektricistë të cilët ishin identifikuar nga hetuesit e komisariatit nr.1 për akuzën e vjedhjes së një transformatori të energjisë elektrike. Rasti i fundit i arrestimit për vjedhjen e një kabëlli elektrik është bërë nga komisariatit i policisë nr.3, të shtunën, kur policia ndaloi tre të rinj për vjedhjen e një kablli pranë një pallati në rrugën “Don Bosko”. Në një pallat tjetër në rrugën “Maksut Drrasa”, po në këtë zonë, gjatë javës së kaluar banorët konstatuan vjedhjen e një sasie prej 250 metrash linear kabëll elektrik bakri. Ai ishte zëvendësuar me një lloj kablli tjetër me të njëjtën gjatësi, por më i hollë dhe me përbërje alumini dhe më i dobët në përcjelljen energjisë elektrike. Vlera e tij, sipas ekspertëve të CEZ-it që kryen modifikimin e përkohshëm të tij, kapte shifrën e 1,2 milionë lekëve të reja. Për pak kohë, sipas drejtuesve të policisë, duket sikur është zhdukur fenomeni i vjedhjes së varëseve, çantave të femrave, në treg, në ashensorë apo korridorë pallatesh apo në rrugë orëve të mbrëmjes.
Problematik mbetet ish-Blloku
Zonat me më tepër ngarkesë për efektivët e policisë është ajo e ish-Bllokut, e mbuluar nga komisariati i policisë nr.2, ku drejtuesit e policisë janë të detyruar të përqendrojnë më shumë shërbimet e tyre. Sipas drejtuesve, krahasuar me vitet e kaluara kjo zonë është më pak problematike, por ajo vazhdon të mbetet problem, pasi në këtë zonë janë përqendruar lokalet e natës, jeta e të rinjve në përgjithësi, lokalet e shumta dhe kjo zonë ka përqendrim më të madh edhe të aktivitetit tregtar apo edhe zyrave të kompanive të ndryshme që ndodhen këtu. Kjo zonë bëhet edhe më e lakmueshme për keqbërësit, si hajdutët apo vjedhësit e ndryshëm, ndërsa policia e komisariatit nr.2, në mënyrë të herëpashershme ka goditur këtë fenomen. Po ashtu drejtuesit e Policisë thonë se edhe sherret dhe grindjet që ndodhin së shumti në këtë zonë, ndodhin për shkak të frekuentimit të lokaleve të natës nga persona të ndryshëm, të cilët në gjendje të dehur apo për shkaqe femrash shkaktojnë konflikte.
Sipas drejtuesve të policisë së Tiranës, ngarkesa mbetet në zonat ku ka më tepër përqendrim të popullsisë dhe të aktiviteteve tregtare. Krimi në familje vazhdon të mbetet shqetësim për shkak të nivelit të dobët ekonomik të qytetarëve, nivelit të dobët kulturor dhe edukimit të tyre. Sipas tyre, shqetësim mbetet edhe fakti se për shkak të nivelit të ulët ekonomik dhe kulturor shumë njerëz i drejtohen lojërave të fatit dhe alkoolit, me shpresën për të gjetur një shpëtim.
Rruga e Elbasanit
E më pas, lidhur me rastet që shkojnë në Prokurorinë e Tiranës, burime nga ky institucion thonë se zona që mbulon komisariati 2 cilësohet si më problematike e megjithatë, ajo “garon me komisariatin 1, sidomos për zonën rreth Rrugës së Elbasanit”, e cila gjithashtu vijon të jetë problematike
Ndreu: Problematike mbeten vjedhjet
Lidhur me faktin që zona që mbulon komisariati nr.2 është më problematiku në kryeqytet, folëm me Edvin Ndreun, shefin e hetimit dhe parandalimit të krimeve në këtë komisariat. Ndërsa pranon që kanë shumë punë (dhe në momentin që flasim sapo kanë ndaluar disa persona që kanë qëlluar me armë), Ndreu gjithashtu thekson se këtë vit është rritur zbulueshmëria e krimeve.
Cilat njësi bashkiake mbulon komisariati 2?
Njësitë 5 dhe 7, apo siç njihen më mirë, zona e ish-Bllokut dhe fusha e aviacionit.
Cila nga dy njësitë mund të cilësohet si më problematike?
Besoj se janë njësoj, nuk mund të bëjmë një ndarje të plotë lidhur me këtë problem
Cilësoheni si komisariati që mbart problematikën më të madhe në Tiranë?
Besoj që ka një keqkuptim. Jemi komisariati që ka ngarkesën më të madhe. Dhe mund të them edhe zbulueshmërinë më të madhe të krimeve. Por ndërkohë zona më problematike (duke qenë se kam punuar në disa komisariate) besoj se është komisariati nr. 3, i cili përfshin zonën e Laprakës dhe të Don Boskos. Ndërkohë, për ish-Bllokun dhe zonën e Aviacionit mund të kemi thënë që kemi një rënie të krimit, kjo për shkak të rritjes së zbulueshmërisë. Ia kemi bërë rrup-sup krimit (qesh).
Cilët cilësoni ndër krimet më problematike dhe cila është koha më e shpeshtë kur ndodhin?
Më problematike për momentin janë vjedhjet e pasurisë, në një kohë që për moshat më të përfshira do të quanim moshat 20-25 vjeç, zakonisht adoleshentë apo të rinj. Krimet më të shumta ndodhin gjatë natës.
Keni raste që arrestoni hajdutë dhe më pas i lironi? Nëse po, pse ndodh kjo?
I lirojmë në rastet kur personat që janë vjedhur, nuk pranojnë të bëjnë ballafaqimin. Domethënë, vijnë, bëjnë denoncim për vjedhje, thonë se e njohin hajdutin dhe më pas, në momentin që ne e gjejmë dhe kërkojmë që të firmosin në mënyrë që t’i arrestojmë, nuk pranojnë të vazhdojnë. Zakonisht kjo ndodh për shkak se nuk duan të përballen me procedurat e mëpasme dhe dërgimin e çështjes në prokurori. Por pa denoncimin e tyre, ne nuk mund të vazhdojmë hetimet dhe jemi të detyruar që t’i lirojmë.
Lidhur me parandalimin e krimeve, si po veproni?
U kërkojmë njerëzve që të ndërgjegjësohen dhe në çdo rast që të shikojnë që diçka nuk shkon, të njoftojnë policinë në numrin 129.
Rritet numri i telefonatave drejt 129-s
Gjatë 10 muajve të këtij viti janë pritur nga seksioni i sallës operative të drejtorisë së Policisë së Tiranës 18700 telefonata të ardhura nga publiku. Sipas shefit të sektorit të Rendit dhe të Sallës Operative në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, gjatë vitit 2011, Lorenc Shehu, ka pasur afërsisht më tepër se 3 mijë telefonata më tepër sesa vitin e kaluar, kur kanë ardhur rreth 15 500 telefonata.
Telefonatat vijnë pothuajse nga i gjithë territori i Tiranës dhe nuk mund të bëhet një ndarje lidhur me “zonën” që telefonon më shumë.
Ndarja e telefonatave është bërë sipas kategorive të mëposhtme
Telefonata të ardhura për ndihmë nga publiku
Telefonata të ardhura për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor
Telefonata të ardhura për zhurma në lokale gjatë natës
Telefonata të ardhura për prishje të rendit dhe qetësisë publike
Telefonata të ardhura për rënie zjarri
Telefonata të ardhura për denoncim të dhunës në familje
Telefonata të ardhura për shqetësime të ndryshme
Telefonata të ardhura që njoftojnë ngjarje të rënda kriminale dhe aksidente
Telefonata të ardhura për sinjale dhe alarme nga bankat për mundësi grabitjeje apo vjedhje
Alo, policia? Dua burrë!
Por ndërkohë, ka shumë prej tyre që e përdorin numrin e policisë edhe për të bërë shaka. Një prej punonjësve tregon se ka edhe telefonata të tipit: “Dua burrë! A mund të më ndihmoni” E në raste të tilla, nuk di as ç’të bësh. Më pas vijnë lloj-lloj rastesh reale, por të çuditshme. Për shembull, ka burra që kanë telefonuar policinë, pasi gruaja nuk i ka hapur derën e shtëpisë. E më tej ka gra që pasi i shoqi ka ardhur i dehur në shtëpi, kërkojnë policinë t’i ndihmojë. Ka edhe fqinj që akuzojnë fqinjët dhe 70-vjeçarë që për inat të një fëmije e bëjnë shtëpinë disko.