e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Kosovaret, kane investuar 33 milion euro ne tre vjet ne Shqiperi

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kosovaret, kane investuar 33 milion euro ne tre vjet ne Shqiperi
Kosovarët kanë investuar në Shqipëri më shumë se 33 milionë euro brenda një periudhe trevjeçare. Sipas të dhënave nga Banka Qendrore e Kosovës këto investime po bëhen kryesisht në sektorin e pasurive të patundshme. Sipas të dhënave, investimet më të larta nga kosovarët në Shqipëri ndodhën në vitin 2008, kur arritën vlerën 19.2 milionë euro.

Një vit më pas investimet u zvogëluan për më shumë se 8 milionë euro dhe vazhduan me një trend të tillë të zvogëlimit e në vitin 2010. Sipas ekspertëve investimet kosovare në Shqipëri i ka përshpejtuar ndërtimi i autostradës mes dy shteteve. Bregdeti shqiptar po bëhet më atraktiv për investimet e kosovarëve. Investimet kryesisht po ndodhin në Tiranë dhe Durrës dhe më pak në qytetet jugore bregdetare të Shqipërisë.