Korrupsioni, sondazhi i USAID: Ministrat, deputetët, doganierët dhe mjekët në topliste
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Përfaqësues të USAID dolën sot në një konferencë për shtyp, për të prezantuar të dhënat më të fundit të sondazhit të realizuar prej tyre, mbi nivelin e korrupsionit dhe kategoritë që ka prekur ky fenomen në Shqipëri.
Në anketë kanë marrë pjesë 1 194 persona dhe është zhvilluar në disa qytete të vendit. "Të pyeturit më masën më të madhe të tyre, thanë se "korrupsioni në vitin 2009 është më i lartë se ai i një viti më pare".
Të pyetur se cilat janë kategoritë që janë më shumë të korruptuar, të anketuarit kanë zgjedhur; ministrant, deputetët, doganierët, mjekët. Kurse për më pak të prekur nga ky fenomen, anketuesit kanë zgjedhur drejtuesit fetarë, Presidentin, median, mësuesit dhe ushtarakët.
Kurse pyetjes se kush po e lufton korrupsionin në vend, përgjigja ka qënë: Media.
Gazeta Shekulli