e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Korrupsioni kunder vizave

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Korrupsioni kunder vizave
Ndodh shpesh qe fenomenet serioze, te shpjegohen me mire ne menyre “karagjoze”. Serioze eshte çeshtja e liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare, “karagjoze” eshte nje anekdote e vjeter qe pak a shume thote: Nje mik telefonon tjetrin dhe i kerkon ta takoje urgjentisht per nje hall. Dhe miku i pergjigjet: “Hajde kur te duash, por jo te henen se kam pune. Te marten jam ne takime gjithe diten dhe nuk behet fjale qe te shihemi, te merkuren kam nje dreke te gjate tek vjehrra, te enjten e kam te pamundur sepse kam nje hall timin shendetesor, te premten duhet te mbyll patjeter nje pune mjaft te rendesishme, kurse te shtune e te diele jam ne udhetim me familjen dhe nuk shihemi dot. Por ti hajde kur te duash qe te me takosh”.

Qe nga viti i larget 1990, endrra e vjeter e shqiptareve per ta bere dhe Shqiperine si Evropa, ka kaluar vit mbas viti ne te njejtin kalvar. Natyrisht jo per faj te Evropes; i zoti i shtepise, kur te hap deren dhe te fton brenda, ka te parashikuar edhe qe mysafiri do te respektoje rregullat e vete shtepise. Fjala vjen, nuk mund te hysh brenda me kepuce plot balte dhe t´i lesh ato mbi tavoline, nuk mund te vjedhesh, te shohesh nga kembet te zonjen e shtepise, te thyesh xhamat e keshtu me rradhe.

Ne rastin e shtepise serioze evropiane, per t´i rene pak me shkurt e me seriozisht, duhet te ndash te njejtat vlera me te, per lirine, demokracine, shtetin e te drejtes, pronen private, zgjedhje te ndershme e te tjera, e te tjera, me nje fjale, te perafrosh standartet politike, ekonomike dhe sociale me Evropen.

Sot, 20 vjet pas dhjetorit te vitit 1990, ngjan se Shqiperia eshte ne metrat e fundit per te thyer nje nga muret gjithashtu te fundit “te izolimit” te saj te ri, kesaj rradhe jo te ngritura nga ideologjia e dikurshme kriminale komuniste, por nga mungesa e standarteve te sotme evropiane ne vend.

Kushtet per vizat

Nje nga kumtet e fundit te ardhur nga Evropa, percakton se Shqiperia duhet te plotesoje ende tre kushte per marrjen e liberalizimit te vizave. Te thjeshtuara ato jane:

Zhvillimi i nje strategjie dhe politike per te mbeshtetur riintegrimin e shtetasve shqiptare te kthyer;
Perforcimi i kapaciteteve te zbatimit te ligjit dhe zbatimi me efektivitet i kuadrit ligjor per luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, edhe nepermjet ndarjes se burimeve te mjaftueshme njerezore dhe financiare; dhe,
Zbatimi me efektivitet i kuadrit ligjor ne fushen e konfiskimit te aseteve nga krimi i organizuar.

Me shume se kumt, keto tre pika jane kushte, per te mos folur per krizen politike ne vend dhe zerat gjithmone e me autoritare qe gjejne nje lidhje te shkurter mes liberalizimit te vizave dhe zgjidhjes se krizes politike (qeveritare e percaktojne krizen te tjere zera autoritare) ne vend.
Kushti i pare dhe i trete, per nje shtet pothuaj “hilacak” dhe me nje qeveri pothuaj “hilacake”, jane ne dukje lehtesisht te zbatueshme.

Gjithe problemi eshte tek pika e dyte qe flet per korrupsionin. Qe ngjan pike per pike me anekdoten qesharake me ditet e javes. “Hajde kur te duash, por jo te henen, te marten, te merkuren, te enjten, te premten ose te shtunen e te dielen”! Por kur flitet nga Evropa per korrupsionin ne Shqiperi, nje vend me perceptim te frikshem publik dhe me korrupsion te frikeshem real, atehere çeshtja nderlikohet.

Raporti i DAP: Korrupsioni qeveritar, pengese madhore

SHBA eshte partneri strategjik i Shqiperise. Duke u shmangur per nje moment nga Brukseli, po te shihet se çfare thote Uashingtoni per korrupsionin ne Tirane, situata behet vertet e rende. MAPO rikthen ne vemendje te publikut “Raportin per Te Drejtat e Njeriut”, kapitullin Shqiperia, te Departamentit Amerikan te Shtetit.

MAPO zgjedh te perdore kete skaner te specializuar dhe teresisht te besueshem si kriter te se vertetes per te shmangur me sa mundet pasaktesite subjektive ne gjykim.

Raporti eshte publikuar ne 11 mars 2010. Raporti, si çdo vit, e nis paragrafin e tij te pare me fjalet: “Republika e Shqiperise eshte nje demokraci parlamentare me nje popullsi prej afersisht 3.6 milione banore”.

Pastaj vijojne me rradhe kapitujt e ndryshem. Duke kontrolluar fjalen kyç: “Korrupsioni”, qe eshte dhe kushti i dyte qe duhet te plotesoje Shqiperia per liberalizimin e vizave, shihet se kjo fjale permendet plot 18 here. Me poshte, pa asnje koment, MAPO boton pikerisht keto paragrafe.

1- Policia

“Pati raportime qe policia rrahu dhe keqtrajtoi rende te dyshuarit gjate marrjes ne pyetje dhe gjate ndalimit. Korrupsioni ne radhet e policise dhe mosndeshkueshmeria vazhduan. Korrupsioni ne qeverisje mbeti nje problem serioz dhe i pazgjidhur”;
“Pavaresisht nga reformat ne rekrutimin e oficereve te policise dhe standardizime te tjera nga Ministria e Brendshme, performanca e gjithanshme e zbatimit te ligjit mbeti e dobet. Sjellja joprofesionale dhe korrupsioni, perzier me pagat e uleta, mbeten pengesa madhore per zhvillimin e nje force policore civile te efektshme”;

2- Mohimi i Gjyqit te Drejte Publik

“Kushtetuta siguron nje gjyqesor te pavarur; megjithate, presioni politik, kanosja, korrupsioni i perhapur gjeresisht dhe burimet e kufizuara hera-heres nuk e lejonin gjyqesorin qe te funksiononte ne menyre te pavarur dhe eficiente”; “Ekziston nje sistem funksional i se drejtes civile ku shtetasit kane te drejten e ankimimit; megjithate, ky sistem ishte i prekshem nga korrupsioni, ineficienca dhe nderhyrjet politike. Zyra e Permbarimit eshte pergjegjese per ekzekutimin e gjykimeve civile. Ligji lejon permbaruesit private qe te ekzekutojne gjykimet, duke lehtesuar si entet publike ashtu edhe ato private qe te ndihmojne ekzekutimin e vendimeve. Megjithate, gjate vitit ligji nuk u vu ne zbatim”;

3- Kthimi i Pronave

“Ligjet qe rregullojne kthimin ose kompensimin e pronave private apo fetare te konfiskuara gjate kohes se komunizmit jane komplekse dhe nje numer i madh çeshtjesh qe kane te bejne me pretendimet nga pronaret e rinj dhe shtetit, nga njera ane dhe pronareve te meparshem mbeten te pazgjidhura. Ne shtator 2008, Parlamenti Evropian nxori nje dokument informues mbi kthimin e pronave ne vend, i cili verejti se raundi i pare i gjykimeve nga Gjykata Evropiane per Te Drejtat e Njeriut kishte konstatuar “mangesi serioze” ne sistemin administrativ dhe gjyqesor te vendit per sa i perket kthimit dhe kompensimit te pronave per pronaret e meparshem. Probleme te tjera te identifikuara ne dokument perfshinin ngadalesine e qeverise ne ngritjen e strukturave administrative ne Agjencine e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave si ne nivel qendror edhe ne nivel rajonal si dhe mbizoterimin e procesit te kthimit nga transaksione informale dhe korruptive”;

4- Liria e Fjales dhe Shtypit

“Ne 2 nentor, nje kritik i hapur i qeverise, gazetari Mero Baze, pronar i gazetes Tema dhe drejtues i nje programi ne Vizion Plus, u sulmua ne nje klub ne Tirane. Deshmitaret pohuan se u sulmua nga Rezart Taçi, nje biznesmen i njohur dhe i afert me qeverine, dhe nga truprojat e tij per shkak te raportimeve nga Baze per pretendime per korrupsion ne privatizimin e ARMO, rafineria shteterore e naftes, te cilen qeveria me pare ia kishte shitur Taçit. Ne fund te vitit, policia po hetonte incidentin dhe biznesmeni dhe dy nga truprojat e tij te akuzuar ishin liruar me kusht ne pritje te gjyqit”;

5- Arsimi

“Korrupsioni ne sistemin e arsimit ishte i perhapur gjeresisht. Zyrtaret e universiteteve sipas raportimeve kerkonin pagesa qe studentet te siguronin regjistrimin. Per nje pagese, pedagoget supozohej se shkruanin materiale apo detyra per studentet, te cilet braktisnin oret e mesimit ne menyre rutine. Zyrtaret hera-heres kerkonin ryshfet apo favore seksuale nga studentet qe ata te kalonin klasat apo provimet”;

6- Korrupsioni Zyrtar dhe Transparenca e Qeverise

“Ligji siguron ndeshkime penale per korrupsionin zyrtar; megjithate, pavaresisht nje numri arrestimesh te zyrtareve te larte te qeverise qendrore dhe vendore, korrupsioni qeveritar mbeti nje pengese madhore per reformat domethenese. Indekset e Bankes Boterore per qeverisjen per vitin 2008 tregonin se korrupsioni ishte nje problem serioz. Qeveria ndoqi penalisht zyrtare te korruptuar dhe administroi ankesat per korrupsionin ne polici me ane te avokatit te popullit.

“Gjate vitit, Ministria e Brendshme raportoi se policia e shtetit kishte hetuar 1,610 raste te lidhura me korrupsionin dhe krime financiare. Qeveria konfiskoi afersisht 700 milione leke ne asete, nga te cilat 550 milione leke ishin nga pastrimi i parave; pjesa tjeter ishte nga kontrabanda e mallrave dhe produkteve ilegale”;

“Njesia e Perbashket Hetimore per Luften Kunder Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit (NjPH) hetoi dhe ndoqi penalisht korrupsionin publik dhe krime te tjera financiare, megjithese aftesia e saj per te hetuar dhe ndjekur penalisht gjyqtare, anetare te parlamentit dhe zyrtare te tjere te korruptuar u pengua nga imuniteti i gjere prej ndjekjes penale ofruar nga kushtetuta”;

“Gjate vitit, NjPH hetoi dy ish-kryebashkiake te nje komune prane Tiranes per nje skeme mashtrimi me pronat. Ata u denuan per korrupsion, pastrim parash dhe akuza te tjera sebashku me tre zyrtare dhe dy shtetas te tjere. Gjykata vendosi denime qe varionin nga tre ne gjashte vjet burgim; megjithate, Gjykata e Apelit me pas i pakesoi disa prej akuzave dhe shumicen e denimeve, duke shkurtuar denimin me te gjate ne tre vjet”;

“Ne nje çeshtje te bujshme qe kishte te bente me kthimin e pronave ne Komunen e Kasharit, shtate persona u denuan per korrupsion, pastrim parash dhe akuza te tjera. Kjo komune e vogel, midis Tiranes dhe Durresit, perfshin toke me vlere prane autostrades kryesore”;

“Ne nje çeshtje mashtrimi me prokurimet ne Ministrine e Mbrojtjes, tre nga kater te pandehur u denuan, perfshi Shkelzen Madanin, drejtor i administrimit te burimeve. Madani, denuar per korrupsion pasiv dhe falsifikim dokumentesh, u denua me dy vjet e gjysem burgim, nje gjobe prej 1.8 milione leke dhe iu ndalua mbajtja e postit publik per nje vit. Madani, nje bashkepunetor i afert i ish-ministrit te mbrojtjes Fatmir Mediu dhe te tjeret kishin marre rreth 2,000 euro si ryshfete per çdo license importi dhe eksporti municionesh qe Ministria e Mbrojtjes i jepte enteve civile. Dy te pandehur te tjere u denuan me me pak se dy vite burgim”;

Kultura e mosndeshkimit

Ky term nuk eshte perdorur ne raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit, por eshte bere shume familjar per shqiptaret, sipas sentences se trishtuar te nje amerikani te madh, shkrimtarit Mark Tuen qe thoshte: “Kush vjedh nje buke hyn ne burg, kush vjedh nje hekurudhe, behet senator”. Raporti amerikan permend me emer dhe mbiemer dy ministra te dy kabineteve Berisha 1 dhe Berisha 2.

“Ne shtator, prokuroria rrezoi akuzat kunder ish-ministrit te jashtem Lulzim Basha, i cili ishte paditur per abuzim detyre ne lidhje me projektin me te madh te puneve publike ne vend, per arsye teknike, lidhur me imunitetin e tij si ministri i ri i rendit”; ”Gjate vitit, Gjykata e Larte vendosi qe ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu kishte imunitet ndaj ndjekjes penale ne lidhje me hetimin e shperthimit ne vitin 2008 ne nje depo çmilitarizimi ne Gerdec, e cila çoi ne vdekjen e 26 personave. Imuniteti i Mediut, i cili ishte revokuar ne vitin 2008, u rivendos pas rizgjedhjes se tij ne parlament ne 28 qershor. Per pasoje, çeshtja u rrezua. Deri ne fund te vitit, nuk kishte pasur kerkese nga prokuroria e pergjithshme per t’i hequr imunitetin Mediut”;

FRIDE: Ministrat e hetuar, pezullim i dyshimte

Nga Uashingtoni serish ne Evrope, nje shoqate serioze jo qeveritare, FRIDE, citohet te kete shkruar ne raportin e saj, pikerisht per keta dy emra ministrash:

“Shume çeshtje korrupsioni jane shtyre apo pezulluar ne menyre te dyshimte. Nje nder shembujt eshte gjyqi ndaj ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ne lidhje me shperthimin e fabrikes se municioneve ne Gerdec ne vitin 2008, ku humben jeten 26 persona. Pavaresisht faktit se zoti Mediu dha doreheqjen ne 17 mars te vitit 2006 dhe iu hoq imuniteti parlamentar, çeshtja ndaj tij u pezullua pas emerimit si minister ne kabinetin “Berisha” ne shtator te vitit 2009, duke luajtur me karten e imunitetit. Gjykata e Larte hoqi akuzat kunder Mediut, duke argumentuar se nuk kishte mjaftueshem prova per t’i kerkuar parlamentit heqjen e imunitetit per te dyten here. Nje tjeter proces eshte ai i ish-ministrit te Transporteve, Lulzim Basha, ne lidhje me korrupsionin ne ndertimin e rruges Durres-Kukes. Kjo çeshtje u pezullua per shkak procedurash, vendim ky qe u kundershtua nga ekspertet nderkombetare, te cilet e cilesuan si mjaft subjektiv”.

Po vizat?

Duke e “zhveshur” çeshtjen si banane dhe per t´u marre me thelbin, kushti i dyte qe do t´u lejonte shqiptareve te udhetojne pa viza ne Evropa, maksimalisht deri ne daten 1 janar 2011, eshte i lidhur me progresin e detyrueshem qe qeveria shqiptare duhet te beje ne lufte kunder korrupsionit. Domethene, te ndreqe urgjentisht situaten ne polici, gjyqesor, kthimin e pronave, lirine e fjales dhe te shtypit, arsim dhe ne qeverisje. Ne leter dhe ne konferenca shtypi, shqiptaret mund te jene bindur se qeveria e tyre do ta luftoje korrupsionin, problemi eshte sa do te bindet edhe kesaj here Evropa, qe te mos na lere ende peng te mallkimit te vjeter te izolimit. Siç e kishte lene dikur vendin regjimi kriminal komunist. Nje regjim qe nuk u prodhua me te “drejten e nje populli per te ndryshuar qeverisjen e tij”, por qe mbeti ne kembe duke e shkelur me kembe popullin e tij.