Koreja e Veriut kercenon me lufte fqinjin jugor
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kore e Veriut- Koreja e Veriut paralajmëroi për një aksion të paprecedentë ndaj Koresë së Jugut dhe qeverisë së saj, ndërsa ashpërsohet retorika mes dy vendeve. Sipas një deklarate zyrtare nga koreja komuniste, shumë shpejt forcat e saj do të nisin një operacion që do të shndërrojë në hi objektivin e tij. Disa ditë më parë, Koreja e Veriut zhvilloi edhe një miting masiv ku u kërkuar vdekja e presidentit koreanojugor Li Mung Bak, për shkak të komenteve të tij kundër vendit komunist. Ky ishte një reagim verbal ndaj deklaratave të Koresë së Jugut se ajo kishte dislokuar më shumë raketa për të mbrojtur nga veriu luftë nxitës. Sipas Koresë komuniste, presidenti koreano-jugor, kabineti i tij dhe mediat gënjeshtare po manipulojnë mendimin e lirë të popullit për ta bindur atë se Koreja e Veriut është armiqësore dhe paraqet rrezik. Sipas autoriteteve koreano-veriore, aksionet e ushtrisë revolucionare do të nisin së shpejti për t’u përballur me sfidën e tradhtarëve të jugut.