Konsulli i larguar i Korçes: Regjistrimi ne Shqiperi, shansi yne i fundit per VorioEpirin
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Një intervistë në median greke e konsullit të sapolarguar nga Korça. Këmbëngul në qëndrimet e tij dhe përkrah vendimin e qeverisë Berisha për regjistrimin me bazë etninë dhe fenë: "Korça është greke, atje është veriu i Greqisë". Në një intervistë të 17 shkurtit, për median greke, që mund të gjendet në sajtin http://www.noiazomai.net/, ish-konsulli grek në Korçë, Economou flet për largimin nga detyra. "Nuk tërhiqem nga ajo që thashë për grekët dhe veriun e kontinentit"-u shpreh konsulli që u largua nga detyra pas protestave mbi deklarimet e tij në Shqipëri.
Tërheqja juaj nga Korça shkaktoi protesta. Arsyeja e vërtetë për revokimin tuaj ishin fjalët tuaja që thatë në Epirin e Veriut..?
Konsulli Economou: "Unë bëra detyrën time. Asgjë më shumë. Dhe nuk do të heq asgjë për ato që thashë mbi grekët dhe Epirin e Veriut.! Për këtë arsye, më tërhoqën në Athinë. Unë isha në misionin tim. Unë isha në Epirin e Veriut. Nëse do ta isha në Canberra (Australi-shënimi i redaksisë) ose ndokund tjetër, do të punoja sipas rrethanave. Por unë isha në Epirin e Veriut..
Çfarë do t'i thoni ju tani botës greke, ata duan të dëgjojnë prej jush?
Konsull Economou: "Unë sapo thashë se bëra vetëm detyrën time. Asgjë më tepër. Atë që bëjmë të gjithë. Pse duhet të braktisim çështjet tona kombëtare dhe ligjet tona ndërkombëtare. A kemi luftuar kudo, në çdo kohë! Të lidhura bashkë dhe të bashkuar të gjithë grekët për të gjitha rreziqet dhe sfidat!"
Pas largimit tuaj të papritur, çfarë mesazhi mund t'u çoni juve atyre?
Konsulli Economou: "T'u japim atyre rregjistrimin! Është shansi i fundit i tyre për tu deklaruar grekë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre në Epirin e Veriut! Dhe kur unë thashë Veriu i kontinentit, ne kuptojmë atë që përshkruan protokolli i Korfuzit në 1914! Asgjë më shumë, asgjë më pak. Ne nuk kërkojmë tokë, por ne bëjmë fjalë për njerëz dhe të drejta. Rregjistrimi është shumë i rëndësishëm! Dhe unë jam i lumtur se fjalët e mia zunë vend në Korçë dhe ata vrapuan masivisht të deklaronin se ishin grekë dhe të përfshiheshin te Omonia! Për mua ky ishte synimi! Dhe shumica e grekëve të Korçës, 80 për qind flasin gjuhën vllahe. Kështu që ju mund të shihni se sa i rëndësishëm është ky synim, që në veçnati shqetësoi shqiptarët, që u ankuan duke më tërhequr mua në Athinë"....
Ambasadori grek në Tiranë, tha se deklarimi juaj për grekët dhe Epirin e Veriut ishte "opinion personal"...
Konsulli Economou: "Opinioni im personal? A nuk është ai ambasador atje ku ka popull grek? A është ai Epiri i Veriut? Kur këto janë pikëpamje personale? Përse të mos flasim? Çdo herë që është hedhur poshtë dhe djegur flamuri grek dhe asnjë fjalë! Pse?
Linku: http://translate.googleusercontent.com/translate_c?hl=en&sl=el&tl=en&u=http://www.noiazomai.net/oikonomou.pdf&rurl=translate.google.com&usg=ALkJrhhf6MGqw5XBw8hX930E28duMrB-AQ
Regjistrimi dhe Gejxh-Berisha
Ne nje interviste me Nikolas Gejxh, njeriun simbol te perpjekjeve greke per Vorio Epirin, thuhet se regjistrimi me baze fene, i eshte premtuar fillimisht atij (Gejxhit) nga Berisha. Pyetjes: "Takimi juaj me Berishën ishte një surprizë. Çfare u tha në atë takim?", Gejxh iu përgjigj: "Ne diskutuam kryesisisht për të ardhmen e Shqipërisë, si ta përmirësojmë atë, përfshi dhe situatën e minoritetit grek. Ai tha se ishte i vendosur që minoriteti grek dhe minoritetet e tjera të kenë të drejtën për të deklaruar identitetin etnik dhe fetar në një regjistrim të pritshëm. Ne nuk disktuam për të kaluarën, sepse unë mendoj se ishte një keqkuptim prej të cilit të dy kemi nxjerrë mësime..."
Shifrat sipas Enciklopedi '85
Qeveria shqptare është shprehur "shumë e vendosur" për të bërë rregjistrimin me këto kushte të kritikuara. Regjistrimi i fundit zyrtar në Shqipëri është bërë në vitin 1979. Të dhënat për këtë regjistrim mund të gjenden në botimet enciklopedike të vitit 1985. Sipas këtij regjistrimi të 79-ës, në Shqipëri kishte 54.687 vetë me kombësi joshqiptare (që hyjnë tek pakicat kombëtare). Kjo shifër përbënte 2.1 për qind të popullsisë së përgjithshme të asaj kohe. Ndër ta, 49.037 vetë ishin grekë që banonin kryesisht në krahinat kufitare jugore në Gjirokastër dhe Sarandë; 4.163 ishin sllavë (pjesa kryesore e tyre, ishin maqedonas që në kohën e regjistrimit të 79-ës banonin në zonën e Prespës).
Akti më i rëndë pas 1913-s
Vendimi i qeverisë Berisha për të kryer një regjistrim me kushtet e diktuara në veçanti nga fqinji jugor, është kritikuar shumë rreptë veçanërisht nga historianët. Ata e kanë quajtur këtë vendim të qeverisë për regjistrimin e popullsisë me vetëdeklarim, si një nismë e hapur e shtetarëve tanë për greqizimin e popullsisë autoktone shqiptare dhe përbën një sulm të hapur kundër kombit shqiptar, dhe për nga pasojat është goditja më e rëndë që i bëhet shqiptarëve, pas Kongresit të Berlinit të vitit 1913! Shumë kritikë të qeverisë e shohin këtë vendim si një tjetër hap shumë të dyshimtë, pas tentativës antikushtetuese të po kësaj mazhorance për caktimin e një kufiri të ri detar