Konfindustria:Qeveria shqiptare te fale taksat e makinave
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Konfindustria i propozon qeverisë shqiptare, falje të plotë fiskale për detyrimet e makinave. Me anë të një njoftimi për shtyp , konfindustria bën të ditur se ulja e taksave të regjistrimit të makinave në masën 50 përqind, duhet të shoqërohet me falje fiskale për pagesat përkatëse deri në vitin 2012.
“Përgjysmimi i nivelit te taksave shoqëruar me nje falje fiskale te tyre, deri në vitin 2012, do të ishte lehtësim i ndjeshëm për bizneset, sidomos ato, që kanë një numer të madh mjetesh në përdorim”-sqaron administratori Gjergj Buxhuku.
Duke vlerësuar këtë si masë, që ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e nivelit të motorizimit të vendit, Buxhuku i kërkon qeverisë, që të përfshijë faljen fiskale për taksat e makinave, në projketligjin e dërguar në Kuvendin e Shqipërisë.
Këtë kërkesë, Konfindustria e mbështet duke u bazuar edhe në faktin, se zotërimi i makinave për banorë, nga shqiptarët është ndjeshëm më i ulët, krahasuar jo vetëm me standartin e vendeve të BE( 4-5 herë), por edhe me të gjitha vendet e Rajonit (2-3 herë).
Gjithashtu, ky grupim vlerëson se detyrimet e taksave për makinat e përdorura në vend, kanë qenë tepër të larta krahësimisht vendeve të tjera, parë nivelin ekonomik të bizneseve dhe qytetarëve shqiptar.