e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Kolegji shqyrton me 6 korrik ankimimin e PS-se

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kolegji shqyrton me 6 korrik ankimimin e PS-se
Kolegji Zgjedhor ka vendosur të marrë në shqyrtim më 6 korrik ankimimin e Partisë Socialiste për shpalljen të pavleshme të zgjedhjeve në 284 qendrat e votimit në Tiranë. Në shortin e hedhur të enjten, është vendosur që relator i çështjes të jetë gjyqtari Astrit Kalaja ndërsa anëtarë të trupës gjykuese do të jenë gjyqtarët Dhurata Haveri, Marie Qirjazi, Sashenka Jonuzi dhe Petraq Dhimitri.

Partia Socialiste dorëzuoi sot ankimimin në Kolegjin Zgjedhor për zgjedhjet vendore në Tiranë. Në ankimimin e socialistëve kërkohet pavlefshmëria e procesit zgjedhor për Tiranën. PS në kërkesën e saj thotë se në 284 qendra votimi janë gjetur shkelje të shumta, që nga mosrakordimi i numrave deri te mungesa e kodit të pestë, apo zhdukja e zarfit me fletët e votimit të pavlefshme. Sipas Kodit Zgjedhor, nëse KQZ-ja apo Kolegji shpallin pavlefshmëri qoftë edhe në një qendër votimi, e gjithë Tirana kalon në rivotim për shkak të ndikimit në rezultat që ka ajo qendër, raportoi BW.