Kolegji Zgjedhor rrezon kerkesen e PS
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Partisë Socialiste për pavlefshmërinë e vendimeve të KQZ në datat 18 dhe 23 maj. Në seancën që rinisi para pak castesh, relatori i cështjes i ka dhënë të drejtë Komisionit për numërimin e feltëve të gabuara. Pas vendimit janë larguar menjëherë përfaqësuesit ligjorë të partive, si të asaj socialiste, ashtu edhe të asaj demokratike. Kolegjit i janë dashur rreth tre orë për të administruar provat e paraqitura nga PS dhe ato të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që konsistonin në tabelat e KZAZ-ve.
Avokatët e PS e argumentuan kërkesën e tyre me pretendimin se vendimet e KQZ janë akte normative, për të cilat kërkohet një shumicë e cilësuar prej 5 dhe jo 4 votash. Por relatori Tom Ndreca e ka hedhur poshtë këtë argument, duke lënë në fuqi numërimin e bërë nga KQZ. Megjithatë, beteja ligjore për bashkinë e Tiranës nuk mbaron këtu.