Kolegji Zgjedhor kerkon tabelat permbledhese per Tiranen
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kolegji Zgjedhor i kërkoi të premten KQZ-së tabelat përmbyllëse të rezultatit të KZAZ- ve të Tiranës për të verifikuar nëse tabelat janë përmbyllur para datës 18 maj, kur KQZ-ja miratoi në parim një akt normativ, mbi bazën e të cilit u bë numërimi i votave të hedhura në kutitë e gabuara. Opozita ka kundërshtuar aktin normativ dhe e ka bazuar ankesën e saj në Kolegjin Zgjedhor në kundërshtimin e këtij akti, i cili u miratua me katër vota dhe jo me pesë që është shumica e cilësuar.
Përfaqësuesi i PD-së Ivi Kaso i tha Kolegjit Zgjedhor se akti është i ndërmjetëm dhe jo normativ. “Forma e këtij akti është jo e njëjtë me përmbajtjen, ai është akt individual”, tha përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso. “Vendimi i KQZ-së për 11 minibashki është akt normativ. Kemi të bëjmë me rregulla të reja dhe ky është thelbi i paligjshmërisë”, i tha Kolegjit Zgjedhor deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri.