e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Koalicioni PD kryeson me 54 mije vota

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Koalicioni PD kryeson me 54 mije vota
Koalicioni i djathtë, “Aleanca për Qytetarin” udhëheq në vota proporcionale ndaj koalicionit të majtë “Aleanca për të Ardhmen”. Në bazë të rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të zgjedhjeve PD-ja së bashku me aleatët e saj ka një diferencë ndaj koalicionit të majtë me mbi 54 mijë vota.

Sipas shifrave zyrtare koalicioni i drejtuar nga PD-ja, “Aleanca për Qytetarin” ka 576.274 vota, ndërsa koalicioni i drejtuar nga PS-ja, “Aleanca për Qytetarin” ka 521.945 vota. Vota të tjera janë për partitë e tjera dhe kandidatët e pavarur kanë marrë 64.569 vota. Diferenca ndërmjet dy koalicioneve, shkon në favor të të djathtëve me 54.329 vota. Mbi bazën e të dhënave jepen dhe shifrat dhe për dy partitë e mëdha, PD-ja dhe PS-ja. Në rast se në rang koalicioni PD-ja me aleatët e saj janë përpara koalicionit të majtë, si subjekt PS-ja është në diferencë ndaj PD-së. Në bazë të dhënave zyrtare të KQZ-së, PS-ja ka 335.912 vota, ndërsa PD-ja ka 255.423 vota. Në avantazh është partia më e madhe e opozitës me 80.489 vota.

Ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim rezulton të ketë marrë deri më tani 89.555 vota. Në këto zgjedhje të bie në sy një rritje e Partisë për Drejtësi për Integrim dhe Unitet, e cila rezulton të jetë deri më tani subjekti i katërt në rang vendi me 50.055 vota. Partia Lëvizja e Legalitetit rezulton të ketë marrë deri më tani, sipas shifrave të ofruara nga KQZ-ja deri në orën 23.00, 29.244 vota. Ndërkohë që një numër të konsiderueshëm të votave kanë marrë aleatët e socialistëve, PDS-ja e Paskal Milos dhe PSD-ja e Skënder Gjinushit. Partia e Milos ka marrë deri më tani 43.038 vota, ndërsa PSD-ja e Gjinushit me 35.237 vota.

Aleatët “tradhtojnë” PD

Mbi bazën e shifra të ofruara për proporcional për subjektet politike, që janë të vlefshme për këshillat bashkiakë dhe komunalë. Kandidatët e PD-së për kryetar bashkie si në Durrës dhe në Korçë kanë marrë më pak vota se sa koalicioni që ato përfaqësojnë. Kjo dukuri vihet qartë ku kandidati Andrea Mano ka marrë më pak vota se koalicioni politik që mbështeste “Aleanca për Qytetarin”. Në Durrës kandidati i PS-së, Vangjush Dako ishte një mijë vota diferencë, ndërsa koalicioni i PD-së, “Aleanca e Qytetarit” kishte 22692 vota dhe koalicioni i PS-së, “Aleanca për të Ardhmen” me 19865 vota. Në Durrës, LSI-ja ka fituar 3423 vota, ndërsa PDIU-ja me 3423 vota. PD-ja rezulton me 12.665 vota, ndërsa me 16182 vota. Këto shifra janë për 110 Qendra Votimi nga 165 që Durrësi ka gjithsej. Ndërkohë kjo dukuri është vërejtur edhe në qytetin e Vlorës, ku kandidati Kollozi ka vota më pak se koalicioni që e ka mbështetur. Ndërkohë që votat për subjektet politike në Tiranë pritet të faktojnë në këto luhatje të votave e partive aleate të PD-së kanë shkuar në favor në të kandidatin demokrat Lulzim Basha.