Klinton- Nishanit: Ruani zhvillimin e demokracise
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Hilari Klinton, Sekretare e Shtetit për SHBA, ka uruar Bujar Nishanin për zgjedhjen si President i Republikës së Shqipërisë. Në mesazhin e përcjellë nga Klinton me këtë rast theksohet se pret me kënaqësi të punojë me Nishanin si president në forcimin e demokracisë në Shqipëri dhe çuarjen përpara të aspiratave evropian.
“Posti juaj i ri është me rëndësi jetike për ruajtjen dhe zhvillimin e demokracisë së Shqipërisë dhe jam besimplotë që integriteti dhe gjykimi juaj do t’i përshtaten përgjegjësive të mëdha që i ngarkohen presidencës. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të mbështesin punën tuaj të rëndësishme për të siguruar pavarësinë dhe efektshmërinë e institucioneve qeverisëse të Shqipërisë”, thuhet në mesazhin e Klinton.