Kerkime ne Sharre me mjete te specializuara per trupin e 11-vjeçarit. Pedofili, sot para gjykates
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ditën e sotme, pritet sërish të nisin kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të 11-vjeçarit Julian Çela në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë, i cili u vra nga pedofili 45-vjeçar Ardian Prenjasi. Policia bën me dije se ka lokalizuar zonën ku mund të jetë hedhur trupi i pajetë i vogëlushit, nisur nga deklarimet e monstrës, dhe sot pritet që për gjetjen e trupit të tij të përdoren mjete të specializuara.
Ndërkohë familjarët e Julianit janë shprehur dje të zhgënjyer me kërkimet që janë bërë për gjetjen e trupit të tij. Të pranishëm, ditën e djeshme në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë ata kanë hedhur dyshime se trupi i Julianit nuk është hedhur nga pedofili në Sharrë. Ndërkohë pedofili 45-vjeçar u dërgua një ditë pas arrestimit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Sharrë ku ka treguar në mënyrë demonstrative vendin se ku e kishte hedhur trupin e pajetë të vogëlushit Julian Çela.
Ndërkohë pedofili Ardian Perrenjasi pritet të paraqitet sot në Gjykatën e Tiranës ku do t`i caktohet masa e sigurisë. 45-vjeçari nga Prrenjasi i Librazhdit pritet të përballet sot me akuzën për heqje të lirisë në mënyrë të paligjshme ndaj të miturit me inicialet A.C si dhe atë të “abuzimit seksual me të mitur”. Ardian Prrenjasi u arrestua nga policia ditën e diel, ndërsa po tentonte të vriste 10-vjeçarin me inicialet A.C, ndërsa gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se ka vrarë 11-vjeçarin Julian, Çelën i cili rezultonte i zhdukur që nga data 30 nëntor i vitit të kaluar.
Pas përdhunimit të një të mituri, por edhe vrasjes së të miturit tjetër Julian Çela, në Laprakë nga i dyshuari kryesor Ardian Prrenjasi, Prokuroria ka dyshime të forta se maniaku pedofil ka abuzuar seksualisht edhe me fëmijë të tjerë.