Kercenohet me jete djali i Alket Islamit nga pronari i ndertimit pa leje ne Llogara
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Djali i kreut të Federatës së Aeronautikës, Xhonatan Ismali është kërcënuar me jetë nga pronari i një ndërtimi pa leje i cili u ngrit gjatë fushatës zgjedhore në vendin e njohur si ballkoni i Llogarasë.
Pas denoncimit në media, ndërtimi pa leje u prish. Pikërisht ky është dhe shkaku i kërcënimit. Pronari i ndërtimit pa leje thotë se Alket Islami ka ndikuar në shembjen e objektit. Në një prononcim telefonik për Tv A1 Report, Alket Islami tha se dy pilotët e Aeronautikës, djali i tij, Xhonatan Ismali dhe Shkëlqim Qose nuk janë lejuar të fluturojnë dhe madje djali i tij është kërcënuar me jetë. “Sot im bir dhe një pilot tjetër janë kërcënuar me jetë. Policia po merret me zgjidhjen e këtij konflikti”- tha Islami.
Federata e Aeronautikës që në 1993 ka një vend qëndrimi në Qafën e Llogarasë nga ku nisin fluturimet. Ky vend është në truallin e pronarit, por që me ndërhyrjen e Bashkisë është dhënë leja për shfrytëzim për federatën Aeronautike. Me denoncimin në media të ndërtimit pa leje të ngritur brenda pak ditësh në ballkonin e Llogarasë, pronari i truallit nuk lejon federatën të kryejë fluturime, madje sot sipas Islamit ka kërcënuar dhe djalin e tij.