'Kemi deputete te tjere ne Kuvend'
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Gazmend Oketa, ish-zv.kryeministër e ish-ministër i mbrojtjes, lajmëron krijimin e Frymës së Re Demokratike. “Të hënën krijojmë partinë e re” thotë ai, duke shtuar se kjo forcë e re politike do të ketë të tjera vota në Kuvend, veç votës së tij. “I sëmuri me kancer nuk ka nevojë për operacion plastik të fytyrës”, shprehet Oketa për qeverinë Berisha
Zoti Oketa, mbetet iminent themelimi i partisë më të re politike, asaj që deri më sot është njohur si “partia e Presidentit Topi”. A mund ta konfirmoni këtë zhvillim të ri? Nëse po, cili parashikohet të jetë emri i këtij formacioni të ri politik?
Ajo që mund të konfirmoj unë është se të hëhën, datë 30 Prill, do të zyrtarizohet iniciativa e një grupi nismëtar, për organizimin e një force të re politike të qendrës së djathtë, e cila do të quhet “Fryma e Re Demokratike” apo shkurt FRD. Kjo forcë e re politike nuk do të jetë as partia e Topit, as e Oketës apo e dikujt tjetër, por një forcë e cila do të përfaqësojë të gjithë ata qytetarë të ndershëm shqiptarë dhe së bashku me ta do të punoj për t’i kthyer sëpari politikës shqiptare moralin e humbur. Ne besojmë se pas 22 vitesh tranzicioni pothuajse rraskapitës, qytetarët shqiptarë meritojnë një përfaqësim politik të ndershëm e dinjitoz, një përfaqësim politik i cili synon të kontribojë në forcimin e shtetit shqiptar dhe jo në dobësimin e tij për interesa partiake apo interesa individësh, cilëtdo qofshin ata.
Fryma e Re Demokratike do të jetë një forcë e cila do të dëshmojë se politika shqiptare mund të jetë dhe ndryshe, mund të jetë një politikë e cila qytetarët nuk i ka në qendër të vëmendjes vetëm në fushata elektorale, por në cdo ditë të punës së saj, një politikë e cila shtetin e së drejtës nuk e përmend vetëm nëpër fjalime, por e forcon dhe e mbron atë në cdo cast, një politikë e cila nuk ja vret ëndrrat rinisë dhe i ofron si zgjidhje largimin nga atdheu, por një politikë e cila krijon instrumentat përkatës për qarkullim elitash dhe dhënie mundësish të rinjve për të drejtuar vendin, duke ja dhënë atyre këto mundësi pa kushte dhe pa i kërkuar të deformojnë karakterin për karrierë politike apo profesionale.
Koha e partive të kryetarëve të përjetshëm duhet të marrë fund, nëse nuk duam që Shqipërisë sonë t’i vijë “fundi”. FRD do sjellë një frymë të re shprese, besimi dhe paqtimi në skenën politike shqiptare dhe besoj se kjo frymë do gjejë mbështetje të gjërë tek të gjithë ata qytetarë të cilët ashtu si 22 vite më parë e duan Shqipërinë si gjithë Europa.
Cili do të jetë pozicioni juaj brenda këtij formacioni politik?
Është ende shumë herët për të folur për pozicione dhe kjo është gjëja që na shqetëson më pak, të gjithë iniciatorëve të këtij projekti politik afatgjatë. Momentalisht ne po punojmë për piketat kryesore programore dhe ato statutore. Më pas, me një proces dikutimi të gjërë me anëtarët dhe simpatizantët e partisë, me ekspertë të fushave përkatëse, me të rinj e të reja, me përfaqësitë e biznesit apo grupeve të ndryshme të interesit, do të hartojmë programin afatgjatë të FRD-së, ndërsa strukturat e saj do të hartojnë statutin final, i cili do të ketë si pika të pandryshueshme, parimin një anëtar një votë dhe kufizimin e mandateve. Ne nuk do t’i ftojmë qytetarët, të rinjtë e të rejat t’i bashkohen një projekti të përfunduar, por do t’i ftojmë ata që sëbashku ta ndërtojmë atë, duke i dhënë mundësi cilitdo të japë kontributin e tij dhe të jetë pjesë aktive në hartimin e programit dhe statutit final.
Së fundi skena parlamentare është bërë interesante, pas votimit në “fotofinish” të anëtarit më të ri të KLD. Ju nuk morët pjesë në votim. Si e shihni të ardhmen e afërt të këtij lloj votimi në Kuvend, për shëmbull, në rastin e kreut të shtetit. Cili do të jetë qëndrimi juaj si deputet, në votimin e presidentit të ardhshëm?
Personalisht e kisha të vështirë t’i bashkohesha rrjedhës që mori ajo seancë parlamentare. Mbi të gjitha, e kisha të vështirë, pasi mendoj se atë ditë u riluajt një shfaqe e shëmtuar politike, të cilën të dyja palët, pra dhe mazhoranca dhe opozita, e donin. Përsëri kjo mënyrë e të bërit politikë dha një produkt të cilin njëra palë e pranon dhe tjetra e konteston, dhe përsëri opinioni publik e ka të vështirë të kuptojë se nga qëndron e drejta. Të dyja palët mendoj se i trembeshin rezultatit dhe duke njohur sjelljen politike të njëri-tjetrit mendoj se zgjodhën atë rrugë për të dalë nga ajo situatë.
Si të mos mjaftinin kontestimet e rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve të përgjithshme apo lokale, ne vazhdojmë dhe kemi rezultat zgjedhor të kontestuar, por kësaj rradhe brënda sallës së Kuvendit. Do ishte e pafalshme nëse e njëjta procedurë votimi do të përdorej për zgjedhjen Presidentit të Republikës dhe një gjë e tillë do i bënte ambalazhimin më të keq të mundshëm një legjislature thuajse totalisht të dështuar. Nuk besoj se do arrihet deri aty.
A është e saktë të thuhet se partia më e re që po themeloni, do të ketë më shumë se një deputet në parlament?
Nuk e di nëse i referoheni kësaj legjislature apo asaj që vjen pas zgjedhjeve të reja të përgjithshme, por në të dyja rastet përgjigja është “Po”! Sigurisht që në zgjedhjet e ardhshme numri i deputetëve të FRD do të jetë më i madh dhe do të përbëjë dhe vecantinë e atyre zgjedhjeve, duke dëshmuar se qytetarët shqiptarë dinë të ndëshkojnë me votë partitë e vjetra politike, të cilat herë njëra e herë tjetra, në funksion të alternimit të pushtetit, kanë bërë shpesh herë që Shqipëria të mbetet në vend apo akoma më keq të bëjë dhe hapa prapa.
Si po funksionon qeveria? Si po qeveris kryeministri Berisha? A mendoni se ky kabinet ka nevoje për ndryshime?
Nuk mendoj se bëhet thjesht fjalë për ndryshime emrash. Ajo për të cilën ka nevojë vendi mendoj se është ndryshimi i mentalitetit të klasës politike dhe i mentalitetit qeverisës. Respektimi i institucioneve të pavarura, drejtësi e barabartë për të gjithë, si për qytetarët ashtu dhe për politikanët, lufta kundër korrupsionit, i cili ka dalë hapur, siç kanë dalë hapur plehrat që kanë mbuluar gjithë territorin e vendit, nuk janë çështje të cilat lidhen thjesht me emra ministrash, por lidhen me vullnete për të mirëqeverisur apo vullnete për të zhvatur “ç’të mundim”, lidhen me vullnete për të ndërtuar shtetin, apo me vullnete për të forcuar pushtetin e një individi apo force politike. Pa ndryshuar kjo situatë, asnjë ndryshim emrash nuk do kishte efekt, do të ishte si një të sëmuri me kancer, t’i bëje thjesht operacion plastik në fytyrë. Mendoni se kjo do t’i shpëtonte jetën?
Si e shihni debatin për reformën zgjedhore? A jeni dakort me partitë e vogla, të cilat kërkojnë korrigjimin e sistemit zgjedhor?
Fatkeqësisht media, me apo pa dashje, ka rënë në lojën politike dhe përdor etiketat “parti e madhe” apo “e vogël” dhe për çështje ku diskutohen parime themelore. Rëndësi i duhet kushtuar faktit se nga cila anë qëndron e drejta. Unë jam dakort me Kushtetutën e Shqipërisë, e cila siguron barazinë e votës së qytetarëve shqiptarë dhe besoj ky duhet të jetë thelbi i debatit, pa i dhënë rëndësi se kush e thotë. Debatin për reformën zgjedhore e shoh si serinë e rradhës të një telenovele, fundi i së cilës dihet që në serinë e parë. Është fare e qartë që ndërmjet dy partive të vjetra, PD dhe PS, apo më saktë ndërmjet z. Berisha dhe z. Rama, ka një marrëveshje për të mos e ndryshuar kodin dhe për të mos respektuar parimin kushtetues të barazisë së votës. Megjithatë, nënshkrimi nga të dy i propozimeve të një grupimi shumë të madh partish politike duhet shënuar si dicka pozitive. Sa do ti respektojnë firmat e tyre, mbetet për tu parë dhe nisur nga eksperiencat e mëparshme gjykoj se është ende herët për të qënë optimist. Megjithatë kodi zgjedhor ne nuk na tremb aspak, dhe jam i sigurt se shoqëria shqiptare ka fituar pjekurinë e duhur për të dëshmuar se po humbe besimin e saj nuk ka kod elektoral që të shpëton. Dhe kjo vlen për të dyja partitë e vjetra.