e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Kadare: Shqiperia ka per t’i dhene shume Europes

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kadare: Shqiperia ka per t’i dhene shume Europes
Shkrimtari i njohur Ismail Kadare duke folur për integrimin, nga Shkodra tha se Shqipëria është në Europë dhe populli ynë në këto kohë thjesht po ribëhet europian. Ai e ka quajtur Europën si një orkestër ku çdo komp çon diçka, dhe shtoi se  Shqipëria ka për t’i dhënë shumë.

“Shqipëria do të përçojë harmoninë fetare”- tha shkrimtari.

Kadare e vlerësoi gjuhën shqipe si një prej gjuhëve themeltare në Europë, dhe se kurrsesi nuk mund të konsiderohet një gjuhë e vogël. Deklaratat Kadare i bëri gjate një aktiviteti te mbajtur ne biblioktekën e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.