e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Kabllogramet per femrat, moden e Bllokun shqiptar

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kabllogramet per femrat, moden e Bllokun shqiptar
Teksa ecën teposhtë rrugëve të ”Bllokut”, zona më moderne  e Tiranës, të lind dyshimi nëse je vërtet në një vend në zhvillim. Makinat e shtrenjta dhe veshjet e modës janë të rrejshme për syrin në fillim – por po ti shohësh nga afër kupton që nuk jnaë aq të shtrenjta, më shumë sesa farfuritëse e pompoze. Ndërsa moda ndjek trendet dhe stilet perëndimore, përshtatja e tyre në vend është interesante. Gratë menaxhere apo profesionale në Perëndim zakonisht priren drejt elegancës “casual” dhe praktike, por femrat shqiptare duket se e kanë humbur nga sytë veshjen praktike, aq sa shpesh i sheh duke ecur me taka stiletto në kalldrëmin e thyer të Sheshit Skënderbej apo përgjatë trotuareve me gropa të qytetit të tyre. Për gruan e re mesatare moda e përgjithshme konsiderohet ajo e kategorisë së klubeve të natës së e Hollivudit, ndërkohë që të rinjtë zgjedhin xhinse (mesatarisht i veshin  një numër më të vogël se i tyri) dhe t-shirt të ngjitur pas trupit.

Megjithatë, në qytetet e vogla të periferisë ka një përzierje interesante të veshjeve të vjetra tradicionale me stilet e modës së fundit. Kjo ndodh zakonisht për shkak të boshllëqeve që ekzistojnë mes brezave, ku të vjetrit e një brezi janë mbërthyer pas traditës, ndërsa të rinjtë përpiqen të ndjekin modën “perëndimore” sa më shumë që të jetë e mundur (brenda kufijve zakonisht striktë të buxhetit të tyre). E veshura mirë perceptohet si një shenjë e pasurisë, e kundërta me periudhën komuniste, kur shumica e njerëzve kishin vetëm pak veshje të cilat i mbanin për vite me rradhë. Tani shumë njerëz harxhojnë një sasi të mirë të parave për rroba në përpjekjet e tyre për të ndjekur një mënyrë jetese perëndimore.

Nëse je shofere, të trajtojnë si “down” në timon… sepse je femër!

Në lokale, femrat veç, meshkujt veç. Femrat bëjnë thashetheme e flasin për flokët, meshkujt për gjëra “të rëndësishme” si politika!

“…Në një shoqëri patriarkale si Shqipëria, gratë janë të drejtuara në jetën shtëpiake ose në sferën private, ku ka shumë pak hapësirë për veten e tyre, ndërsa meshkujt janë të drejtuar në jetën publike. Si rezultat, marrëdhëniet ndërmjet femrave dhe meshkujve, dhe më vonë edhe në mes të njerëzve të të njëjtit seks, janë të ndërtuara në parimin e fitim-humbje ose të pushtuesit dhe të pushtuarit.

Pjesëmarrja e grave në sferën publike është disi e limituar për shkak të seksualitetit të tyre. Shembuj të tillë mund të gjenden kudo. Nëse je shofere femër të kujtojnë të paktën një herë në ditë për aftësitë e tua të kufizuara si shofere. Në tavolinat e bareve brenda vendeve të punës “ndahen” në bazë të seksit pasi meshkujt ulen dhe flasin për çështje të “rëndësishme” politike dhe ekonomike ndërsa femrat flasin për veshjet, flokët dhe tualetin, dhe bëjnë thashetheme për të tjerët.

Për më tepër të jetuarit vetëm nëse prindërit e tu jetojnë në të njëjtin qytet mund të konsiderohet si e çuditshme dhe si e papërshtatshme. Shumë qiradhënës shpesh pyesin nëse keni marrëdhënie të mira me familjen, pasi ata nuk e kuptojnë pse do të donte një vajzë e re të jetonte vetëm. Gjinia bëhet ngjitësi që mban bashkë shumicën ndërveprimeve njerëzore në jetët tona të përditshme.

Një aspekt që në përgjithësi neglizhohet në Kodin e ri Elektoral është një sistem kuote për kandidatet femra, i cili synon të përmirësojë pjesëmarrjen e grave në politikë dhe përfaqësimin e tyre në parlament. Fatkeqësisht, ky sistem kuote për kandidatet femra është më shumë një ngjitës mbi plagë sesa një kurë.

Megjithëse mund të gjejmë shumë “zgjidhje-leukoplastë” për problemet e shkaktuara nga sistemi i fortë patriarkal i Shqipërisë, ato nuk do të japin një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme për shumë femra shqiptare në jetën e tyre të përditshme. Si pasojë, ato do të dështojnë…”

LAJME këqija në TVSH

Në të njëjtin kabllogram javor të 24-30 majit, 2008 mbi mediat, ambasada i kushton një kutiçkë të vogël TVSh-së, që në fakt ha më shumë sesa një “kutiçkë” të buxhetit.

TVSH, televizioni publik i Shqipërisë ka kaluar nën administrim të ri pas shkarkimit të ish-Drejtorit të vet, Lutfi Dervishi
Drejtori në fillim të këtij muaji. Stacioni mbahet për mungesë të teknologjisë moderne apo personelit të strukturuar, dhe është parë si një zëdhënës gazetaresk i Qeverisë. (Shënim: Ky nuk është i vetmi “lojtar” në qytet - Shqipëria ka dhjetra stacione televizive që paraqesin pikëpamje të ndryshme.) Nën Dervishin, programimi u bë disi më i balancuar nga plotësisht i fokusuar krah qeverisë që ishte, një ndryshim i mirëpritur nga shikuesit, duke u përqendruar më pak në pasqyrimin e aktiviteteve të qeverisë dhe më shumë në çështje të tilla si pasojat sociale dhe politike të shpërthimit të fabrikës së municioneve në Gërdec më 15 mars. Ndërsa audienca është rritur gjatë mandatit të Dervishit, ai filloi të marrë telefonata nga ministrat e qeverisë shqiptare që ankoheshin për mbulim të pafavorshëm. Përgjigja e Dervishit: ”Lajmet janë realiste.”

Kabllogrami me pullë të kuqe

Në kabllogramin me titullin “Ngritja dhe rënia e një grabitqari seksual” Ambasada i kushtoi vëmendje çështjes Pango.

Pasi bën një hyrje të “predatorit”, ajo bën dhe një prognozë se çfarë do të ndodhë, duke qenë mjaft e saktë….

Ai ka qenë Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale në të kaluarën dhe  profesor për shumë vjet, ku ai detyroi anëtarë të Fakultetit dhe studentë të tij për të punuar për fushatën e tij politike në vitin 2005, vit në të cilin ai
botoi librin e tij të trashë mbi psikologjinë, duke  e kopjuar atë nga një libër tjetër (plagjiaturë) e ku ai përdori nxënësit për të bërë përkthimin nga gjuha angleze (…)  dhe kishte një reputacion për agresione seksuale të paftuara ndaj studenteve femra (…)

… Pas gjithë sa është thënë dhe bërë, Pango vazhdon të jetë deputet i Parlamenti dhe  është duke kërkuar për një punë tjetër.  Kur çudia e ngjarjes së tij të zbehet, ai ndoshta do të përfundojë duke punuar përsëri në një universitet, dhe do të qëndrojë i përfshirë në politikë, si shumë figura të ngjashme politike të “turpëruara” si ai e kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë në Shqipëri …