E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Kabineti i ri, Berisha: Qeveri personale e Rames

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kabineti i ri, Berisha: Qeveri personale e Rames

Kryeministri në largim, Sali Berisha ka reaguar në rrjetin social Facebook për emrat e ministrave të qeverisë së re të së majtës. Berisha e ka cilësuar qeverinë e re, qeveri personale të Ramës, ndërsa ka përmendur edhe një rast konkret, atë të Ministrisë së Brendshme, edhe pse i ati i Saimir Tahirit u shpall nga prokuroria i papërfshirë në kontrabandën e barnave, 1 muaj më parë.

“Të dashur miq, për herë të parë në histori, aleanca e 1 prillit iu paraqet shqiptarëve standardin e saj, kalimin nga qeveri parlamenti në qeveri personale të Edi Ramës. Qeveria e re për oreksin e ministrave të saj, dosjet që kanë në prokurori për aferat për vjedhje dhe fshehje pasurie, mund të quhet jo qeveria e babëzisë por qeveria e lukunisë. Qeveria e Piktorit është qeveria e garancisë së trafikantëve në grupin e PS-së. Në krye të Ministrisë se Brendshme një njëri me të atin të arrestuar në flagrancë për trafik ilaçesh dhe histori skafesh, etj.

Qeveria e aleancës së 1 prillit, është qeveria e neobllokmeneve, e nepotizmit, e ministrave me diploma fallco. Ky kabinet qeveritar është identik me qeverinë 'Çarçani 2'.  Përpara drejt te shkuarës me Piktorin dështak!”, shkruan Berisha në Facebook.