Kabashi u shmanget serish pyetjeve te prokurorise
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Në Tribunalin e Hagës ka vazhduar rigjykimi i pjesshëm i ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij Idriz Balaj e Lahi Brahimaj. Dëshmitari kyç i prokurorisë, Shefqet Kabashi, ka vazhduar t'u shmanget pyetjeve të prokurorit Paul Rogers, me arsyetim se ka kaluar kohë e gjatë prej kohës kur janë kryer veprimet inkriminuese. Ai ka vënë në dyshim edhe vërtetësinë e dëshmisë që ai e kishte dhënë gjatë hetimeve, duke lënë të kuptohet se dyshon se edhe ato që i kishte nënshkruar asokohe ishin modifikuar.
Prokurori kërkoi që të konsideroheshin si dëshmi valide ato që kishte thënë Kabashi në fazën e hetimeve dhe në procesin Limaj. Kjo kërkesë u hodh poshtë nga mbrojtja, e cila e cilëson legjitime të drejtën e dëshmitarit për të mbajtur qëndrim të rezervuar. Kolegji i Tribunalit mori vendim për ndërprerjen e seancës, me qëllim që të marrë vendim lidhur me kërkesat e palëve. Seanca e radhës do të mbahet nesër.