KQZ shtyn pafundesisht referendumin per plehrat
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes akrobacive juridike të propozuara nga Partia Demokratike, vendosi të shtyjë për minimalisht përtej fundit të vitit 2013 zhvillimin e një referendumi për ndalimin e importit të plehrave në Shqipëri, ndonëse i dha të drejtë parimisht grupit nismëtar për zhvillimin e këtij referendumi.
KQZ debatoi për mbi tre orë në një mbledhje që qe thirrur teorikisht vetëm për të dhënë një vendim. Në fund, vendimi me dy rreshta thotë se 1. kërkesa për zhvillimin e referendumit pranohet, dhe se 2. Vendimi i KQZ dërgohet për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese më 3 janar 2013. Duke qenë se Kodi Zgjedhor ndalon zhvillimin e referendumeve gjashtë muaj para dhe tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare, dhe duke qenë se është e gjithëditur se në verën e ardhshme do të zhvillohen zgjedhje parlamentare, një referendum për ndalimin ose jo të importit të plehrave pritet të zhvillohet vetëm rreth vitit 2014.
“Kjo është një farsë. Shqiptarëve po u mohohet me teknikalitete ligjore e drejta për t’u shprehur përmes referendumit,” deklaroi Lavdosh Ferruni në emër të Aleancës Kundër Importit të Plehrave pas vendimit të KQZ.
Akrobacitë juridike
KQZ u mblodh të mërkurën dhe pas shumë orësh diskutimesh, ra dakord se mbi 50 mijë firma të sakta qytetarësh shqiptarë ekzistonin dhe se zhvillimi i referendumit qe i pashmangshëm. Në fund të ditës, kreu i KQZ Arben Ristani kërkoi një pushim “për konsultime” para se të jepte vendimin. Por pas pushimit, njoftoi se do ta jepte vendimin sot në ora 12. Sot, sikur të mos mjaftohej me debatet e djeshme, u fillua një debat i ri.
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike pranë KQZ Njazi Kosovrasti kërkoi që firmat për referendum të shpalleshin të falsifikuara. Përfaqësuesi i PS kërkoi të zhvillohej referendumi. Secili prej anëtarëve të KQZ i hyri analizave të thella tekniko-shkencore, gjatë së cilave, të gjithë shprehën mendimin pro zhvillimit të referendumit. Pro u shpreh edhe Vera Shtjefni, e cila një ditë më parë pati kërkuar jo vetëm hedhjen poshtë të kërkesës, por edhe përndjekjen ligjore të vullnetarëve anti-plehra për veprën penale të falsifikimit.
Aktivisti i AKIP Fatos Lubonja u ndje i neveritur nga diskutimet si dhe për ndarjen e palëve të pranishme në pro qeverisë dhe kundër saj.
“Bëhet fjalë për një ligj për prurjen e plehrave, ndërsa ketu po flitet teknikisht. Më shqetëson shumë fakti që ne vijmë si palë, ne nuk kemi nevojë për palë politike që të na përkrahin apo sulmojnë. Ligji është i tillë, por nuk ka nevojë për parti politike në një çështje të tillë sepse nuk janë palë të interesuara. Ky ligj është edhe për fëmijët e Kosovrastit edhe për fëmijët e përfaqësuesit të PS,” tha Lubonja.
Komisioni nuk dëgjoi nga ai vesh. Kërkesa e Kosovrastit për nxjerrjen të pavlefshme të firmave u diskutua gjërë e gjatë dhe në fund u hodh poshtë me gjashtë vota kundër. (Një anëtar i KQZ nuk qe i pranishëm në mbledhje).
Gjatë diskutimeve, anëtarët e KQZ pranuan hapur se nuk kanë patur kapacitete administrative për të kontrolluar listat me firmëtarë për referendumin, megjithëse përpjekjet për t’i nxjerrë firmat e pavlefshme nuk patën munguar. Një nga argumentet e PD për të nxjerrë firmat e pavlefshme, qe edhe çështja nëse firmëtarët kanë plotësuar me dorën e vet dhe me germa kapitale të gjitha gjeneralitetet e tyre, apo dikush tjetër i ka shkruar gjeneralitetet dhe qytetarët kanë vënë firmën në fund. Ky kriter qe vendosur pikërisht me kërkesë Kosovrastit. Kjo shtesë në kushtet për mbledhjen e firmave ka në fakt vlerë ligjore të dyshimtë, pasi ligji kërkon firmën dhe identitetin. AKIP thotë se kjo qe një nga kleçkat e përdorura nga KQZ për të penguar mbledhjen e firmave.
Në fund, megjithëse firmat nuk qenë verifikuar, u pranuan si të mirëqena. Për kreun e KQZ Ristani, kushti i shoqërimit të firmave me fotokopje të dokumentit të identifikimit, e bën të vështirë të dyshohet te vullneti i firmëtarëve.
Por me të mbaruar debati i përsëritur mbi firmat dhe vërtetësinë e tyre, Kosovrasti hodhi një propozim të dytë, të cilin Ristani e dëgjoi me vëmendje. Propozimi i Kosovrastit bazohej në një interpretim akrobatik të ligjeve e kushtetutës, në bazë të së cilës, kërkohej që vendimi për miratimin e referendumit, të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim në janar të vitit të ardhshëm.