KQZ publikon te dhenat paraprake
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin paraprak të zgjedhjeve deri në orën 16:00, ndërkohë që po vijon ende numërimi në disa qarqe të vendit. Sipas KQZ-së, kandidati i “Aleancës për qytetarin” Vangjush Dako kryeson me 1653 vota kundrejt kandidatit të djathtë Ferdinand Xhaferri, i cili ka marrë 1533 vota. Ndërsa në bashkinë e Korçës kryeson kryetari aktual Niko Peleshi me 3723 vota kundrejt kandidatit të “Aleancës për qytetarin” Andrea Mano, i cili ka marrë 2927 vota.
Sipas raportimeve, në Vlorë kryeson kandidati i “Aleancës për të ardhmen” Shpëtim Gjika me 5075 vota kundrejt rivalit të tij Ardian Kollozit, i cili ka marrë 4090. Ndërkohë në Bashkinë e Elbasanit kryetari aktual Qazim Sejdini kryeson me 5732 vota kundrejt rivalit të tij Durim Hushi, i cili ka marrë 3782 vota. Në bashkinë e Beratit kandidati i “Aleancës për të ardhmen” Nasufi kryeson me 696 vota kundrejt rivalit të tij të djathtë me 682. Në bashkinë e Fierit kandidati “Aleanca për të ardhmen” Baftjar Zeqaj ka marrë 5723 vota kundrejt rivalit të tij Ilir Bele, i cili ka marrë 4021 vota. Në bashkinë e Gjirokastrës kryeson kryetari aktual i bashkisë dhe njëkohësisht kandidati i “Aleancës për të ardhmen” Flamur Bime me 4168 vota kundrejt kandidatit të “Aleancës për qytetarin” Genci Sinoimeri, i cili ka marrë 3229 vota. Në bashkinë e Shkodrës kandidati i djathtë Lorenc Luka kryeson me 723 vota kundrejt rivalit të tij të majtë Geng Uruçi, i cili ka marrë 464 vota.
Ndërkohë në bashkinë e Kukës kandidati për koalicionin e djathtë Hasan Halilaj ka marrë 4839 vota ndërsa kandidati i majtë Cengu ka marrë 2862 vota. Edhe në bashkinë e Kamzës kandidati i “Aleancës për qytetarin” Xhelal Mziu kryeson me 4247 vota kundrejt rivalit të tij të majtë Rakip Suli, i cili ka marrë 3782 vota./Te