e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

KQZ nderpret mbledhjen

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
KQZ nderpret mbledhjen
Ambasadori amerikan Alexander Arvizu takoi presidentin Bamir Topi, ndersa tani po zhvillon nje takim me kreun socialist, Edi Rama. Ndersa paradite Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me 4 vota pro aktin normativ per numerimin e votave per kryetarin e bashkise, te hedhura ne kutite e gabuara. Ne nje mbledhje qeverie, kryeministri Sali Berisha kerkoi nga KQZ te finalizoje tabelen perfundimtare te rezultateve per Tiranen, si KZAZ e kryeqytetit. "Votat e hedhura ne kutite e gabuara, te numerohen pasi jane vullneti i popullit", tha Berisha. Kryeministri paralajmeroi se do te kete pasoja te renda nese do te cenohet puna e KQZ-se. Nderkohe jashte salles se KQZ-se gjendja eshte qetesuar. Deputetet dhe simpatizantet e PS-se jane larguar, pas disa ore qendrimi jashte Pallatit te Kongreseve. Kordoni i policise vijon te mbaje te rrethuar ndertesen.