Ja kater kandidatet qe mund te mundin Edi Ramen
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Menjehere pas zgjedhjeve te 28 qershorit, PD duke lene menjane çeshtjen e kutive, ka nisur pergatitjet per zgjedhjet vendore. Kjo duket mjaft qarte nga nismat e qeverise qe i bejne vetereklamim arritjeve te saj dhe sulmit te perqendruar qe i behet liderit te opozites Edi Rames. Por synimi numer nje i demokrateve eshte kryesimi i Bashkise se Tiranes, jo sepse eshte kryeqyteti i vendit, por sepse per ta, Bashkia e Tiranes eshte kthyer ne nje tabu. Pasi Edi Rama ka fituar tre mandate rresht ne kryeqytet, madje me nje diference te madhe votash, duke e kthyer ne kete menyre Tiranen ne piken e tij me te forte. Pra, selia blu, kerkon ta godase liderin e opozites pikerisht ne kete pike. Per kete arsye ajo ka nisur qe tani kalkulimet per te gjetur kundershtarin qe mund te munde Edi Ramen. Dhe duke pare historite e tre zgjedhjeve te meparshme, ku Edi Rama “theu” çdo kandidat demokrat, PD ka nisur nje proces perzgjedhje per te gjetur kundershtarin e Rames.
Sfida
eshte nje çeshtje e abc-se se politikes: te pergatitesh prej kohesh, per te ndertuar nje kandidature fituese me kohen e duhur ne dispozicion, ashtu siç ndodh ne te gjitha demokracite perendimore. Ne France drejtuesi i ri Elizese do te zgjidhet ne 2012, por manovrat per te perzgjedhur kundershtarin e Nikola Sarkozise kane nisur prej kohesh, sikur do te votohej qe diten e neserme. Ne Angli me 6 maj i varfri David Kameron me ne fund do te perballet me Partine Laburiste ne zgjedhjet e pergjithshme, pasi ai eshte stervitur per 5 vite te veshtira: ka qene dominuar si kandidat i konservatoreve ne Downing Street qe ne 2005, kur ishte nje i ri premtues, duke pritur aq shume sa edhe floket iu bene te bardha. Ne korridoret e selise blu kane nisur qe tani te perfliten disa nga kandidatet me potenciale qe do t’i kundervihen Edi Rames. Megjithese ende nuk dihet nese ky i fundit do te rikandidoje per nje mandat te katert. Gazeta “Tirana Observer” boton sot emrat e kandidateve te PD-se dhe sa shanse kane ata qe te jene kandidatet e mazhorances per Bashkine e Tiranes
Zgjedhjet
Megjithese jemi nje vit para mbajtjes se zgjedhjeve vendore, partite politike jane vene nen tensionin e tyre, duke bere te gjitha perpjekjet e mundshme per te terhequr sa me shume elektorat. Ndonese per nje kohe te gjate, Tirana ishte “harruar” nga kreu i Bashkise, Edi Rama, dhe gjithe vemendja e tij ishte kthyer nga zgjedhjet e 28 qershorit, tashme ajo eshte kthyer serish ne qender te vemendjes, pasi Rama ka filluar nje fushate takimesh dhe inaugurimesh kryeqytet. Ndersa, krahu tjeter, e ka kthyer ne sfide fitoren e zgjedhjeve elektorale pasi, Rama e kryeson Bashkine e Tiranes prej tre mandatesh. Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim do te futen ne zgjedhjet elektorale se bashku, duke bere marreveshjen qe ne zonat qe do ti jepen LSI-se te jene kandidate jo te forte te PD-se dhe anasjelltas.
Perballja
Perballe Edi Rames, i cili kryeson Bashkine e Tirane, ne zgjedhjet vendore te 2011-es do te jene kater kandidate te cilet synojne te “rrezojne” Ramen nga karrigia e kryebashkiakut. Dy vijne nga radhet e Partise Demokratike, i treti eshte ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partise Socialiste, Fatos Nano, dhe kandidatura e katert do te jete nje femer qe vjen nga koalicioni PD-LSI.
Edi Rama
Edi Rama eshte per here te trete ne krye te Bashkise se Tiranes. Fitorja e tij ne terrenin kryeqytetas ka qene e siguruar dhe gjithnje e lehte. Mandatin e kaluar ai kandidoi perballe demokratit Sokol Olldashi, te cilit ia rrembeu me lehtesi fitoren. Por kesaj radhe duket se gjerat nuk do te jene njesoj, pasi “sulmuesit” e PD-se jane zgjedhur me kujdes.
Zgjedhjet
Zgjedhjet lokale do te mbahen ne vitin 2011. Edhe pse na ndan nje vit, partite politike kane nisur mobilizimin per te siguruar nje fitore,ne menyre qe Bashkia e Tiranes te mos perfaqesohet per here te katert me te njejtin imazh. Edhe ne deklarata per shtyp, Partia Demokratike i ka shpallur sfide Rames, se do te jete ajo qe do te fitoje zgjedhjet e ardhshme.
Kandidati numer 1. Lulzim Basha
Ka 90 per qind te shanseve te jete ky kandidati i PD-se, eshte Lulzim Basha ai qe shikohet si kandidati me potencial i Partise Demokratike, per t’iu kundervene Edi Rames. Basha, i cili njihet tashme si nje beniamin i Berishes, i ka te gjitha letrat ne rregull per te qene rivali i Edi Rames ne zgjedhjet vendore. Ai ka pasur dy nga dikasteret me te rendesishme ne qeveri. Fillimisht ishte minister i Transporteve, duke terhequr pas vetes te gjitha akuzat e selise roze, çka e beri Bashen nje simbol ne syte e militanteve te PD-se. Me pas si kryediplomat i vendit, ai ndermori detyren e veshtire, liberalizmin e vizave per Shqiperine, dhe tani si minister i Brendshem e tere vemendja eshte drejtuar mbi te. Dhe nese BE vendos te liberalizoje vizat me Shqiperine, meritat me te medha do te shkojne drejt Bashes, duke i dhene ketij te fundit nje bonos te forte per zgjedhjet. Aq me teper qe Basha duket se gezon edhe mbeshtetjen e aleatit kryesor te PD-se, Ilir Metes. Dhe tashme dihet forca e LSI-se ne Tirane.
Kandidati numer 2. Gjergj Bojaxhiu Ka 30 per qind mundesi te jete kandidati i PD-se
I shkolluar ne Perendim, me aftesi te shkelqyera si menaxher, dhe nder te vetmit demokrate qe shikohet edhe nga Partia Socialiste me nje sy pozitiv. Kulmi i karrieres se tij ishte drejtimi i KESH-it, ku pavaresisht disa kritikave, aty u ngjit edhe ylli i tij politik. Por pas zgjedhjeve te 28 qershorit, ylli i tij i politikes duket se u venit. Berisha e vendosi ate nga fundi i listes te kandidateve per deputete ne Tirane. Ç’ka solli qe ai mos te ishte nje deputet i PD-se dhe me pas ai dha edhe doreheqjen nga KESH, qe solli spekulime te shumta per nje ftohje te tij me Berishen. Por para pak ditesh gjithçka ndryshoi kryekeput, ai u emerua ne krye te Inspektoratit te Ndertimit, detyre kjo qe do ta “perplase” Bojaxhiun me Edi Ramen, duke nisur qe nga sheshi “Skenderbej”, qe nese Edi Rama arrin ta ndertoje para zgjedhjeve do te jete kartolina e tij per qytetaret e Tiranes. Nderkohe qe Bojaxhiu asnjehere nuk e ka fshehur deshiren te kandidoje per Bashkine e Tiranes
Kandidati numer 3. Fatos Nano
10 per qind mundesi kandidimi
Ish-kryeministri socialist Fatos Nano, para disa muajsh deklaroi ne emisionin “Opinion” se po shikon mundesine per te kandiduar per Bashkine e Tiranes, per te mundur Edi Ramen. Duke ditur endrren e tij presidenciale, kjo deklarate e Nanos u analizua me shume si nje diversion. Por duke njohur natyren e tij te paparashikueshme, gjithçka mund te ndodhe. Ish-lideri i PS-se ka ende shume mbeshtetes, dhe ai realisht mund ta fitoje Bashkine e Tiranes. Por paqartesia me e madhe per kandidimin e tij eshte se ne cilen sigel partie do te kandidoje. Pasi ne PS ai eshte shpallur person non grata, dhe nen siglen e PD-se eshte pothuajse e pamundur. Mundesia e vetme eshte vetem nese ai del si kandidat i pavarur i se majtes. Perballja e tij me Edi Ramen dhe synimi per ta “zbritur” nga karrigia e kryebashkiakut, do t’i jepte mundesi Nanos, qe te merrte hak per sjelljen e Rames pasi ish-kryeministri i dorezoi timonin e Partise Socialiste.
Kandidatja numer 4. Monika Kryemadhi
10 per qind mundesi
Duket si hipoteze fantashkence, por nuk eshte e pamundur. Aftesite menaxheriale te Kryemadhit njihen nga te gjithe. Kryemadhi ka nje karizem te veçante dhe tek Levizja Socialiste per Integrim eshte ajo organizatorja e kesaj partie. Kryemadhi ka plusin e madh se shikohet me sy te mire edhe nga votuesit e se majtes, dhe emri i saj eshte mjaft i paster nga akuzat politike. Nje kandidim i saj nen siglen e koalicionit PD-lSI do te thithte edhe votat e zgjedhesve te majte, te zhgenjyer nga e majta. Por me kandidimin e Kryemadhit do te kishim per here te pare nje kandidate femer per Bashkine me te madhe ne vend. Kandidimi i Monkia Kryemadhit do te jete sfida e dyte qe familja e Ilir Metes i ben kryebashkiakut Edi Rama. E para ishte koalicioni PD-LSI dhe anashkalimi i PS-se nga Meta dhe e dyta do te ishte perballja e Kryemadhit me Ramen, prape nen hijen e ketij koalicion.