Ja 37 pyetjet e Prokurorise qe zbardhin mashtrimin e eksperteve te videos se Metes
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka thelluar më tej dje implikimin në manovrat për të shpëtuar Ilir Metën nga drejtësia, i cili akuzohet nga organi i akuzës për korrupsionin dhe shpërdorim detyre. Pas legjitimimit të një ekspertize, e cila doli nga shtëpia e Ilir Metës, trupa gjyqësore tashmë ka marrë në mbrojtje pajisjet e manipuluara të tre ekspertëve, që kryen analizën e videos Meta-Prifti. Trupa gjykuese ka dalë hapur dje në krah të ekspertizës, duke mos lejuar pyetjet e prokurorit, të cilat hedhin dritë mbi të gjitha dyshimet rreth ekspertizës. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, ka rrëzuar dje pyetjet thelbësore të Prokurorisë, drejtuar tre ekspertëve për aktin e ekspertimit.
Strategjia e prokurorit të çështjes Bujar Sheshi ishte që, me anë të pyetjeve, të demaskonte dhe të provonte ekspertizën e rreme të tre ekspertëve. Prokuroria beson se ekspertiza është e pabesueshme, se pajisjet janë të palicencuara dhe se ekspertët kanë mashtruar para gjykatës. Gjatë seancës së djeshme, Prokuroria kapi momentet kritike të ekspertizës së specialistëve shqiptarë, të cilët e rrëzuan si jo origjinale video-përgjimin Meta-Prifti.“Kërkojmë të dimë si është arritur nga ekspertët në përfundimin se ora përgjuese e shtetasit Dritan Prifti nuk ka qenë mjeti që kreu përgjimin? Nëse ekspertët thonë se ora nuk ka qenë pajisja që bëri përgjimin, si shpjegohet fakti se ata kanë pranuar se në audion, pra në zërin e materialit dëgjohet tik-taku i orës?”, tha prokurori. Ky i fundit bëri edhe pyetje të tjera rreth licencave dhe pajisjeve të përdoruara, të cilat u rrëzuan nga gjykata.
Seanca
Pas verifikimit të ekspertëve shqiptarë të video përgjimit, të cilët e nxorën videon të tjetërsuar dhe jo autentike, ka qenë radha e akuzës për të kërkuar sqarim në lidhje me këtë përfundim. Prokuroria u drejtoi ekspertëve 37 pyetje, nga të cilat gjykata vendosi të heqë 10. Gjykata shkurtoi edhe disa nënpyetje, të cilat i cilësoi sugjestionuese. Pyetja bazë e Prokurorisë kishte të bënte me faktin se përse ekspertët kishin arritur në përfundimin se përgjimi nuk ishte kryer nga ora-kamerë e Dritan Priftit. Dhe nëse kjo ishte e vërtetë, si shpjegohet tik-taku që dëgjohet në video. Në këtë pikë, ekspertët thanë se nuk mund të përgjigjen direkt pa u përgatitur, çka e detyroi prokurorin që të hedhë dyshime, kur tha se si ka mundësi, që ata nuk përgjigjen direkt për një akt-ekspertim që e kanë përgatitur vetë.
Pyetjet e rrëzuara
Pyetjet që ka rrëzuar trupi gjykues, kishin të bënin pikërisht me mënyrën e transkriptimit të videos. Thelbi i pyetjeve të hequra nga lista e përgatitur nga ana e Prokurorisë, lidhet me programet, që janë përdorur për ekspertizën dhe nëse janë të licensuara apo jo dhe veçanërisht ajo që ka lidhje me llojin e programit, që është përdorur për të bërë analizën e tik-takut të orës. Një pyetje tjetër e rrëzuar ishte dhe ajo sesa të sigurt ishin ekspertët në konkluzionet e videos Meta-Prifti. “A kanë kapacitet shkencor pajisjet tuaja dhe a mund të thoni me emra se cilat janë pajisjet që ju keni përdorur? A jeni të sigurt që keni qenë të saktë në këtë ekspertim”, kanë qenë disa nga pyetjet e tjera që trupi gjykues ka rrëzuar. Gjykata e ka mbështetur vendimin e saj në nenet 361 dhe 363 të Kodit të Procedurës Penale, e cila trajton rastin e ekspertëve.
Ja 37 pyetjet e Prokurorisë për tre ekspertët e Ilir Metës
1- Përderisa përgjatë gjithë kohës dëgjohet tik-taku i orës, mjeti regjistrues a ka qenë i instaluar në ndonjë orë?
2- Ju jeni shprehur se në pjesën e memories ora-kamer është regjistruar një file me emërtimin AVI, a nuk tregon kjo se kjo video është prodhuar nga ora?
3- Ju thoni se nuk keni arritur të bëni një eksperiment për të realizuar një regjistrim në orë. Nëse do të kishit realizuar këtë, a mund të ishte regjistruar videoja në orë?
4- Ju keni marrë nga ora-kamer një material filmik, për çfarë shkaku e keni bërë këtë?
5- Pse nuk ë bëtë këtë eksperiment duke përdoruar këtë material filmik?
6- Keni thënë se në memorien e orë kishte gjurmë imazhesh “BMI”. A mund të na thoni se për çfarë përfaqësojnë këto imazhe, a mund të jenë pjesë e ndonjë programi që është përdorur për të fshirë videon?
7- Nuk ju çojnë rrethanat në konkluzionin se kjo video është regjistruar nga ora-kamer?
8- Si e shpjegoni ju faktin se kjo orë nuk u riprogramua sipas orës aktuale sapo ju hapet lap topin, kur dihet se ndryshimi i bios bëhet në mënyrë automatike nga vetë kompjuteri? A ka lidhje kjo rrethanë me faktin që ju lap topin e keni ndezur pa hard-disk?
9- A mund të thuhet se kur lap topi ka qenë funksional në kohën që në të është hedhur video e regjistruar, ora e bios e tij ka qenë e njëjtë me orën reale?
10- Sa mendoni se është koha minimale që mund të duhet për të bërë një ndërhyrje të qëllimshme për të tjetërsuar një material audio-viziv?
11- A do të linte gjurmë në video ndërhyrja në regjistrim në të njëjtin lap top? Si e shpjegoni mungesën e të dhënave në këtë polder për ndërhyrje të mundshme?
12- Si e shpjegoni faktin se në kohë matësin e videos në bisedën e regjistruar midis ilir Metës dhe Dritan Priftit, data është 01.03.2010 dhe ora në të cilën përfundon videoja është e njëjtë me atë orë që video është hedhur në lap top? A flet ky favor për ndërhyrje të mundshme në video? A ishte detyra juaj analizimi i këtyre fakteve?
13- A mund të sqaroni se çfarë nënkuptoni me shprehjen “file origjinale” dhe videoje origjinale?
14- Mendoni se origjinalitet i një videoje apo fotografie ka të bëjë nëse gjendet apo jo në kamerën që e ka realizuar?
15- Në rast se do të rezultonte se kjo video është shkarkuar nga ora në lap top, a do të konsiderohej origjinale?
16- A ka të bëjë origjinaliteti i videos me faktin se ka ndërhyrje apo tjetërsim të zërit?
17- Ju shpreheni për mungesë të video origjinale dhe për origjinalitet të teknologjisë. A nuk janë këto dy thënie kontradiktore?
18- Nëse ka ndërhyrja, a do të gjendeshin gjurmët e programit të përdorur?
19- Ju thoni se keni analizuar tik-takun e orës. Keni kapur një tik-tak jo harmonik. Çfarë mjetesh keni përdorur për të bërë këtë analizë?
20- A përjashtoni ju mundësinë që ku të cilin ju e konsideroni si një tik tak nuk është defeket i vetë mekanizmit të orës?
21- A keni eksperimentuar ju tik- takun e orës në gjendjen aktuale dhe nëse nuk e keni bërë a ju duket korrekt përfundimi që keni arritur për ndërhyrje në sekuenca?
22- A mund të jetë zhurmë nga jashtë ajo që ju quani tik-tak i tepërt?
23- Sa është probalititeti i ndërhyrjeve të mundshme?
24- Ju arrini në konkluzion vetëm nga prania e një zhurme që ju e quani tik- tak?
25- A mund të ketë ndikuar rënia e fuqisë së baterisë në ndryshimin e ritmit të tik-takut?
26- Nëse do të ketë ndërhyrje, a do të reflektoheshin ato në ndryshimin e pamjeve të personave që po regjistrohen dhe zërat e tyre?
27- A është e vërtetë se mund të ndërhyhet edhe në audio?
28- Ju shpreheni se për rikuperimin e këtyre fjalëve të fshirë keni përdorur programet “R-Studio” dhe “Recuva”. Këto programe i keni blerë? A janë programe të licencuara? Nëse po, cili është numri i licencës, në emër të kujt është kjo licencë dhe cilët janë çelësat e tyre?
29- A mund të na thoni se cilat janë të dhënat e këtij programi (Crezy Talk Animator) në lap-topin (versioni, etj?), në cilat data janë bërë modifikimet e tij? Dhe ajo që është më kryesorja, cila është data e fshirjes së programit nga lap-topi? A ka qenë ai i aktivizuar në datën që është hedhur videoja në lap-top, pra me dt 1.3.2010?
30- A do të linte gjurmë përdorimi i këtij programi në rast se do të ishte përdorur për tjetërsimin e videos?
31- Në pikën 1.6 të aktit të ekspertimit ju jeni shprehur se me programet dhe njohuritë që dispononi nuk jeni në gjendje të përcaktoni se si është bërë shkarkimi i materialit audio e video në pajisjet e tjera. Me njohuritë që keni, a ekzistojnë programe të tjera veç këtij që keni përdorur ju, për të realizuar këtë proces?
32- Në pikën 1.11 (faqe 21) të aktit ju jeni shprehur se “shkencërisht është provuar se ka kuptueshmëri të sinjalit audio kur raporti sinjal zhurmë mesatar dhe i pjesshëm i kalon 10 decibel i cili është standard ndërkombëtar dhe vazhdoni më pas duke thënë se zëri i z. Meta nuk ka vlerat e kërkuara prej 10 db ai luhatet nga 3.4 në 9.2 db. (Në fakt të njëjtën gjë thotë edhe eksperti italian i marrë nga mbrojtja) Atëherë si e shpjegoni ju faktin se gjatë transmetimit të kësaj video, ne jemi në gjendje të dëgjojmë bisedën në një pjesë të konsiderueshme të saj?
33- Në pikën 1.14 ju shpreheni se “është e mundur teknikisht me pajisje elektronike dhe programe të ndryshme të zhduken apo tjetërsohen pa lënë asnjë gjurmë, të dhëna elektronike audio e video. Mendoni se një përfundim i tillë i arritur nga ana juaj është i saktë, pra ka vërtetësi shkencore në këtë konkluzion tuajin?
34- A mund të na thoni se cilat janë këto pajisje elektronike dhe programe kompjuterike që bëjnë të mundur tjetërsimin dhe zhdukjen pa lënë gjurmë të të dhënave audio e video?
35- A keni gjetur ju, programe të tilla të instaluara në lap-topin, objekt ekspertimi?
36- Në rast se do të kishte programe kompjuterike që bënin të tilla tjetërsime pa lënë asnjë gjurmë, pse atëherë do të ishin të mundshme e të nevojshme ekspertimet teknike audio-vizive?
37 – Së fundmi, në konkluzionet tuaja shpreheni se probabiliteti i ndërhyrjeve është i lartë në kuptimin e fshirjes dhe montazhit audio tek faili Dritan Prifti PICT0008 avi. A ishte detyrë e juaja të jepni mendime teorike rreth mundësisë së ndërhyrjes apo duhet të përcaktonin saktësisht nëse ka apo jo ndërhyrje në këtë video dhe nëse kishte ndërhyrje, ku konsistonin ato?