Italianet, studime per plehrat e Shqiperise
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Trafiku i plehrave nuk është një fjalë në erë. Është një punë studimore, ku janë angazhuar ministri, specialistë, njerëz me tituj shkencorë dhe financime të shumta që vijnë nga burime shtetërore, agjenci kërkimore-shkencore apo OJF ambientaliste. Një studim i tillë për trafikun ndërajonal të mbeturinave urbane dhe te materialeve te riciklueshme apo te rrezikshme per ambientin dhe shëndetin e njerëzve.
Agjencia Rajonale për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Ambientit (ARPA), me qendër në rajonin e Pulias në Itali vitet e fundit është angazhuar në hartimin e një projekti që ka për qëllim aktivizimin në një hapësirë të përbashkët italo-shqiptare për përgatitjen e instrumentave njohës, metodologjinë dhe veprimin mbi fenomenin e plehrave, edhe të lidhur me trafiqet ilegale ndërkufitare, të quajtur SCORIA, ku drejtor i përgjithshëm është Prof.
Giorgio Assennato, ndërsa përgjegjës i projektit është avokat Vittorio Triggiani. Sipas projektit parashikohet edhe bashkëpunimi, përveç organizmave të tjera shtetërore mes dy vende, edhe të forcave të Guardia di Finanza-s. Volumi i dytë i projektit me 345 faqe i bën një autopsi gjendjes së plehrave në Shqipëri.
Në faqen 282 të projektit vjen seksioni i trajtimit të mbetjeve urbane, ku bëhet një vlerësim i situatës, objektivat për vitet (2006-2020), optimizimi i ciklit të mbeturinave, për zvogëlimin e rrezikut ambiental dhe të shëndetit. Sipas të dhënave të publikuara në projekt në territorin e Shqipërisë prodhohen rreth 1 milion e 232 mijë tonelata mbeturina në vit, nga të cilat 722 mijë tonelata janë mbeturina urbane, ndërsa 510 mijë tonelata mbeturinash industriale. Në studim thuhet ajo që është e vërtetë në Shqipëri, se ndërsa vijon rritja e masës së mbeturinave urbane, nuk ka ende një sistem modern të mbledhjes, transportit dhe trajtimit të mbeturinave. Sipas studimit, fondet e përcaktuar në buxhetin e shtetit për periudhën 2008-2010, nuk i japin përgjigje trajtimit të plehrave në Shqipëri.
Në fund të studimit të kryer nga italianët, botohet i plotë dhe i përkthyer në italisht ligji shqiptar për plehrat. Si për koiçidencë jepet dekreti nr.99 i 18 shkurtit 2005 për aprovimin e katalogut Shqiptar të Plehrave, që në fund është firmosur nga ish-kryeministri Fatos Nano dhe ish-ministri i Mjedisit, Et'hem Ruka, që të dy mbrojtës të marrëveshjes për importimin e plehrave nga Italia në vitin 2004.