Itali, Presidenca: Berluskoni do te dorehiqet
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
“Të miratojmë ligjin për stabilitetin dhe më pas jap dorëheqjen”. Këto janë fjalët e kryeministri italian, Silvio Berluskoni për presidentin Xhorxho Napolitano gjatë takimit që të dy udhëheqësit patën në mbrëmje. Në një takim ballë për ballë që zgjati rreth 1 orë menjëherë pasi kryeministri humbi shumicën në parlament, presidenca ka dalë me një deklaratë për shtyp. Pas miratimit të ligjit të stabilitetit me ndryshimet nën dritën e propozimeve të fundit nga Komisioni Evropian, kryeministri do t’ia dorëzojë mandatin kreut të shtetit, i cili do të nisë menjëherë konsultimet duke i dhënë vëmendje të madhe propozimeve të çdo force politike”- thuhet ndër të tjera në deklaratën e presidencës.