Islami: Model i ri politik
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami, thotë se kriza politike zgjidhet nëpërmjet një modeli të ri politik. Zoti Islami tha se “ekziston një çrregullim bipolar politik, i cili ka gjeneruar në përpalsjen e dy poleve në formën e ngërçevë apo krizave politike”. “Kjo ka ndodhur sepse jeta politike në Shqipëri është tejet e personalizuar dhe ka qënë e drejtuar nga drejtues të fortë, autokratikë, nëpërmjet një drejtimi vertikal lart poshtë, kanë kufizuar konkurimin politik brënda partive dhe ndërmjet tyre”, tha zoti Islami.
“Politika shqiptare karakterizohet nga klientelizmi apo servilizmi politik, i cili bazohet në një sistem të deformuar të rekrutimit të zyrtarëve partiakë e shtetërorë (kur partia është në pushtet), në favoret që u afrohen mbështetësve të partisë dhe veçanërisht drejtuesit të partisë dhe në korrupsionin partiak e shtetërorë të të gjithave niveleve”, theksoi deputeti Islami, raportoi Mapo.
Zoti Islami theksoi rëndësinë e një modeli të ri politik për të shmangur arsyet kryesore, që kanë sjellë krizën politike në vend.
“Ka një shans, që vetëm duke filluar nga zgjedhjet e vitit 2013, të fillojë të zbutet apo dhe të eliminohet ngërçi politik në politikën shqiptare, i cili të mos përsëritet në të ardhmen dhe kjo arrihet vetëm duke mënjanuar bipolarizimin politik, krijimin e kushteve për konkurim, konkurim politik, shmangia e klientelizmit, kulturë politike, si dhe jo revansh politik apo aplikim i preçedentëve”, nënvizoi zoti Islami./