e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Ish-te perndjekurit qellojne me veze makinat e Gjykates Kushtetuese

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ish-te perndjekurit qellojne me veze makinat e Gjykates Kushtetuese
Ish-të përndjekurit ka qëlluar me vezë ditën e sotme dy makina të zyrtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Precedenti ndodhi mëngjesin e sotëm para kryesisë së Kuvendit ku makinat me targa TR 0279 Z dhe TR 0283 Z ndodheshin të parkaura.

Një grup ish-të përndjekurit kanë qenë para selisë së kryeministrisë dhe më pas janë zhvendosur para selisë së kryesisë së Kuvendit, ku kanë qëlluar me vezë mjetet e zyrtarëve të Gjykatës Kushtetuese.  Ky nuk është rasti i pari i reagimit të ish-të përndjekurve në këtë mënyrë. Pak kohë më parë ka qenë Gjergj Ndreca që ka qëlluar me miell makinën e kryeministrit Sali Berisha teksa hynte në selinë e Kuvendit.