e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Investitoret e huaj te interesuar per Shqiperin

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Investitoret e huaj te interesuar per Shqiperin

Konfindustria vlerëson se kriza globale, që ka përfshirë prej vitesh vendet e zhvilluara të BE dhe sidomos vendet fqinj si Italia dhe Greqia, përveç problematikës shqetësuese paraqet edhe mundësi të mira përfitimi për ekonomitë në zhvillim sikurse është edhe Shqipëria. Arsyeja është se tashmë po ndeshemi me një shtim të ndjeshëm të gatishmërisë së bizneseve të vendeve te BE të kapura nga kriza për të transferuar kapitale jashtë vendit të tyre. Konfindustria vlerëson se mbështetur në të dhënat e ardhura pranë saj, fluksi i i interesit dhe kërkesave për të investuar në Shqipëri nga financime të huaja është rritur ndjeshëm nga viti në vit me vazhdimin e krizës globale.

Në raportin krahasimor të 5 mujorit të vitit 2013 me periudhën përkatëse të vitit paraardhës të kryer nga Qendra e Studimeve të Konfindustrise rezulton, se kemi një rritje prej 2-3 herë të kërkesave nga bizneset e huaja për të investuar në Shqipëri. Shkaqet e interesit në rritje të investimeve të huaja për në Shqipëri janë: 1- plotësimi dhe mbyllja e tregjeve të vendeve të BE nga kriza financiare globale, 2-tërheqja nga sistemi fiskal favorizues me taksa të ulta, 3-sistemi konkurues i pagave dhe zmadhimi i tregut të Shqipërisë drejt Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, etj. si pasojë e investimeve të rëndësishme në infrastrukturën rrugore dhe portuale, 4 -perspektiva e përfshirjes së Shqipërisë në projektet e linjave ndërkombëtare të gazit, energjisë, infrastrukturës.