e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Intervista per Lotarine, Ambasada: Dorezoni dokumentet per daten

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Intervista per Lotarine, Ambasada: Dorezoni dokumentet per daten
Ambasada Amerikane në Tiranë njofton të gjithë të përzgjedhurit e Lotarisë 2012 që të dërgojnë dokumentet në Qendrën Konsullore Kentaki, për t’u caktuar më pas edhe data e intervistës për vizën që do t’i çojë ata drejt tokës së premtuar. “Të përzgjedhurit janë të inkurajuar të dërgojnë dokumentet e tyre të kërkuara në Qendrën Konsullore Kentaki (KCC), menjëherë, në mënyrë që të caktohet një datë takimi për intervistë pranë Ambasadës ose Konsullatës amerikane përkatëse përpara se programi të përfundojë”, – thuhet në njoftimin e ambasadës. Më tej, në të sqarohet se në mënyrë që një datë takimi të caktohet me një nga ambasadat ose konsullatat amerikane, të përzgjedhurit, së pari duhet të dorëzojnë Formularin e DSP-122 dhe Formularin DS-230 pranë KCC-së.

“Ambasadat dhe konsullatat kanë vetëm një numër të limituar takimesh çdo muaj për aplikantët e Lotarisë, duke përfshirë shtatorin, kështu që është shumë me rëndësi që të përzgjedhurit të dërgojnë me postë këto dokumente pranë KCC-së shumë shpejt”, – shkruhet në njoftimin e Ambasadës amerikane. Sipas afateve të vendosura nga autoritetet amerikane, programi i Lotarisë 2012 përfundon më 30 shtator 2012. Por, në qoftë se të 50 000 vizat e Lotarisë do të lëshohen përpara kësaj date, programi do të përfundojë. “Ambasadat dhe konsullatat amerikane kanë vetëm 6 muaj të mbetur për të lëshuar vizat për aplikantët e kualifikuar në programin DV-2012.

Të përzgjedhurit duhet të veprojnë tani. Vizat për DV-2012 nuk mund të lëshohen pas datës 30 shtator 2012. Pjesëmarrësit këshillohen të kontrollojnë statusin e tyre nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit në www.dvlottery.state.gov, duke përdorur numrat e konfirmimit që kanë marrë nga regjistrimi i tyre fillestar”, – sqaron më tej ambasada. Tё përzgjedhurit e Programit tё Vizёs tё Shumёllojshmёrisё (DV-2012) do tё informohen pёr datёn e tyre tё intervistёs pёr vizё vetëm duke vendosur numrin e tyre tё konfirmimit, mbiemrin dhe vitin e lindjes nё Kontrollin e Statusit tё tё Pёrzgjedhurit (Entrant Status Check), e cila gjendet në faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit Byrosë së Çështjeve Konsullore “Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë”.

“Jeni tё kёshilluar tё kontrolloni shpesh Kontrollin e Statusit tё tё Pёrzgjedhurit pёr tё mёsuar rreth caktimit tё datёs suaj tё intervistёs pёr vizё. Kjo ёshtё e vetmja mёnyrё pёr ju qё tё njoftoheni pёr datёn tuaj tё takimit pёr vizё. Ju nuk do tё merrni njoftim me postё dhe shpeshherё as njoftim nёpёrmjet e-mailit”, – thuhet në njoftim. Në fund, ambasada sqaron se barra e përgjegjësisё bie mbi aplikantin pёr tё kontrolluar datёn e intervistёs dhe tё paraqiten nё Seksionin Konsullor nё ditёn e caktuar tё takimit. Seksioni Konsullor nuk mund të japë asnjё garanci qё do t’ju caktohet njё datё tjetёr takimi pёr vizё bazuar nё kёrkesёn tuaj. Për intervistën, çdo person i përzgjedhur do të duhet të paguajë një shumë prej 819 dollarësh, në mënyrë që të procedohet më tej edhe me vizën e Lotarisë, në rast se ai do t’i plotësojë të gjitha kushtet e kërkuara

Pagesa për intervistën

819 dollarë ose ekuivalenti saj nё lekё është pagesa totale e intervistës pёr çdo person. Shuma prej 819 dollarë pёrbёhet nga: pagesa e vizёs speciale tё shumёllojshmёrisё, e cila ёshtё 440 dollarë pёr person; pagesa pёr njё vizё emigruese që ёshtё 305 dollarë, dhe 74 dollarë ёshtё pagesa shtesё.